Hoxhaj e Kosnett diskutojnë për formimin e institucioneve të reja

Hoxhaj e Kosnett diskutojnë për formimin e institucioneve të reja

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj,  ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e brendshme politike, njofton Insajderi.

Në rrjetin e tij social në Twitter, Hoxhaj ka thënë se është biseduar rezultatin e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja.

“Mirëprita ambasadorin amerikan në Kosovë në zyrat e PDK-së për të diskutuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, me theks të veçantë në rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja. Kosovës i duhet stabilitet dhe lidership”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj, gjate ditës së djeshme pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk e mbështet kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente./Insajderi.com