Hoxhaj flet pas ankesave nga NATO për Ushtrinë e Kosovës

Hoxhaj flet pas ankesave nga NATO për Ushtrinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë një forcë mbrojtëse për të gjithë.

“Ushtria do të jetë forcë mbrojtëse, partner i NATO-s, ne duam të kemi edhe më tepër NATO-n në Kosovë, ne ndoshta jemi i vetmi vend që duam të jemi anëtarë të NATO-s, por edhe ta kemi NATO-n në vendin tonë”, ka thënë Hoxhaj në RTV Dukagjini.

Hoxhaj ka thënë se është herët të flitet se sa do të jetë numri i ushtarëve, por ai ka shtuar se Ushtria e Kosovës do të jetë shumë profesionale.

Kurse, kryesia e Kuvendit ka caktuar 14 dhjetorin, seancën në të cilën pritet që të votohen projektligjet për FSK-në.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me ç’rast tha se kjo do të jetë edhe dita e shndërrimit të FSK-së në ushtri