Hoxhaj fton diasporën të regjistrohen për të votuar: Kemi plane konkrete për ju

Hoxhaj fton diasporën të regjistrohen për të votuar: Kemi plane konkrete për ju

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, “për të bërë ndryshimin në vendin tone”, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se partia që ai aktualisht udhëheqë ka plane konkrete për diasporën.

“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë.

PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com

Të dashur bashkatdhetarë,

Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të…

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, January 13, 2021