Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për tu përballur në debat me të, njofton Insajderi.
Këtë ftesë Hoxhaj e bëri gjatë një takimi me fermerët e komunës së Rahovecit që e zhvilloi sot.
“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia”, ka thënë ai.
“Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka shtuar tutje Hoxhaj.
U.d I kryetarit të PDK-së e kishte ftuar edhe më herët Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin. /Insajderi.com