
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, njofton Inajderi.
Ai në emisionin Prime Time, ka thënë se hezitimi i disa figurave politike dhe Kritika e tyre për vendosjen e ambasadës së qytetin e Jerusalemit, është mungesë e dijes, përvojës në diplomaci dhe mungesë guximi për të vepruar.
Hoxhaj ka shpjeguar tutje se kur vendosen marrëdhëniet mes dy vende, objektin e ambasadës ta përcakton vendi ku e vendos ambasadën.
Tutje ai ka thënë se ne nuk po lidhim raporte diplomatike me Izraelin ne vitet 50-ta të shekullit të kaluar, por në vitin 2021. Pra kanë ndryshuar rrethanat edhe ambasada jonë në Jerusalem, nuk është fare problem, duhet vetëm shpjegim, gjë që Qeveria Hoti nuk e ka bërë, dhe kjo e ardhshmja Kurti po heziton./Insajderi.com