Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që e bëri në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Mushtisht të Therandës, tha se investimet e mëdha janë prioritet i qe" />

Hoxhaj: Investimet e mëdha në bujqësi, prioritet i PDK-së

Hoxhaj: Investimet e mëdha në bujqësi, prioritet i PDK-së

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite që e bëri në lagjen Arbana në Prizren dhe në fshatin Mushtisht të Therandës, tha se investimet e mëdha janë prioritet i qeverisjes së ardhshme të PDK-së.
Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rritja e investimeve në bujqësi do të bëhet përmes rritjes ekonomike dhe kjo është prioritet i PDK-së.
Ky është shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Sot pata takime të shkëlqyera me qytetarët e lagjes Arbana në Prizren dhe me bashkëvendasit e mi të fshatit Mushtisht. Isha i privilegjuar që isha pranë tyre dhe me ta diskutova për planin e qeverisjes së PDK-së. I sigurova se me PDK-në do të jenë prioritet investimet e mëdha në bujqësi, përmes rritjes ekonomike, të cilat do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve. I falenderova për mbështetjen që gjithmonë e kanë pasur ndaj PDK-së dhe ju thash se me ndihmën e tyre të dielën fitorja është e jona.
Voto #EnverHoxhaj me numrin #4, voto #PDK me numrin #112