Hoxhaj iu përgjigjet “kërcënimeve” të Vuçiqit për heqjen e taksës

Hoxhaj iu përgjigjet “kërcënimeve” të Vuçiqit për heqjen e taksës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se taksa 100% për produktet serbe nuk do të hiqet.

Ai këtë e ka thënë pas kërcënimit të sotëm të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ka e hequr Kosova këtë taksë nuk do të marrin pjesë në dialog.

“Qëndrimi jonë për taksën mbetet në fuqi dhe nuk ka ndryshim pozicioni”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Kemi pasë një takim para dy ditësh dhe Federica Mogherinin ku i kemi dhënë shpengim deri në detaje se pse është vendosur taksa. I kemi thënë se taksa nuk ka ardh nga qielli, por që ka ardhur si rezultat i kampanjës agresive të Serbisë, kampanjë për ta bllokuar Kosovën që të anëtarësohet nëpër organizata ndërkombëtare”.

Hoxhaj ka thënë në Info Magazine se krijimi i Ekipit Dialogues është lajm i mirë për Kosovën.

“Ajo çfarë ka ndodhë të shtunën me votën në Kuvend, ne që jemi në Qeveri dhe PSD ka krijuar një bazë solide që ne ta vazhdojmë dialogun. Arritja, rezultati i marrëveshjes do të jetë jetik në planin afatgjatë për Kosovën. Në dialog do ta kemi një pozicion. Kosova ka mjaftë ekspertë që mund të bëjnë punë të mirëfilltë në negociata me Serbinë. BE do të jetë platformë e normalizimit. Nuk përjashtohet mundësia kur delegacionet mund të merren vesh për tema mund të ketë ndonjë konferencë, si Ramubje a Dejton, një konferencë ku do të duhej të përmbyllje procesi”.