
Ka një dallim mes njohjes dhe zotimit për ta bërë njohjen, dhe në rastin e Izraelit ka ndodhur kjo e dyta.
Kështu thotë Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Ai, duke iu drejtuar kryeministrit, Avdullah Hoti, e sugjeroi atë që të mos e cilësoi njohje nga Izraeli, zotimin e tyre për ta njohur Kosovën, sepse deri tani, sipas tij, asnjë vendim konkret nuk ka.
“Iu jam gëzuar lajmit për njohjen e Izraelit, por ta dinë një gjë, që është vetëm lajm. Njohja është akt politik dhe formal. Asnjë vendim deri më tash në Jerusalem nuk është marrë as nga Qeveria e as nga Ministria e Jashtme prandaj iu kisha lut mos i thoni kësaj njohje por është zotim për njohje, është njohje e pa formalizuar”, tha Hoxhaj.
Komenti i deputeti të PDK-së ka ardhur, pas raportimit të Hotit në Kuvend për marrëveshjen e arritur në Uashington me 4 shtator./Insajderi.com