Hoxhaj kërkon nga qeveria ta falënderojë Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve kosovarë

Hoxhaj kërkon nga qeveria ta falënderojë Edi Ramën për vaksinimin e mjekëve kosovarë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për vaksinimin e mjekëve kosovarë sot në Kukës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës duke thënë se ka dështuar në sigurimin e vaksinës, andaj siç është shprehur ai, një falënderim për kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt./Insajderi.com