Hoxhaj: Kurti u vetëdorëzua para pandemisë, Qeveria Hoti ishte e lodhtë

Hoxhaj: Kurti u vetëdorëzua para pandemisë, Qeveria Hoti ishte e lodhtë

Kandidati për kryeministër nga Partisa Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja po forcohet për shkak të lidhjes së kësaj partie me UÇK-në dhe për shkak të dy qeverive të fundit që sipas tij u treguan të dobëta.

Hoxhaj thotë se Kurti u vetëdorëzua si kryeministër, ndërsa qeveria Hoti ishte e lodhtë.

“Dy qeveritë e fundit, qeveria Kurti që e mori pushtetin në vjeshtë 2019 që negocio për 5 muaj ta bëjë një koalicion të shpresës dhe sapo u shfaqën rastet e para të pandemisë, prodhoi një situatë të rrejshme, ku u vetëdorëzua. Kurti e shkarkoi Veliun që më shumë të heqë dorë prej pushtetit, t’i lë qytetarët në mëshirë të pandemisë. Ndërsa, qeveria Hoti ishte e lodhtë, e dobët, pa agjendë, pa mbështetje parlamentare”, tha ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë”.

Hoxhaj tha se si subjekt goditja i është dhënë me arrestimet e dy ish-liderëve të partisë nga Gjykata Speciale./Insajderi.com