Hoxhaj: Kurtin e “fus në xhep” për çdo debat

Hoxhaj: Kurtin e “fus në xhep” për çdo debat

Kandidati i Parisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, deklaroi gjatë një tubimi elektoral se Albin Kurtin e “shti në xhep në çdo debat”.

Këto komente Hoxhaj i bëri pasi Kurti nuk ka pranuar “të dal në debat”, i cili thotë se “gara për fundin e parë ka mbaruar”.

Por, Hoxhaj mendon se Kurti “po ikë” e “nuk po guxon”, të ballafaqohet.

“Albini po ikë, Albini s’po guxon me dalë në debat se ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash çut, po me më çu prej gjumit në 2 të natës në pizhame, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, u shpreh Hoxhaj. /Insajderi.com