Hoxhaj-Kurtit: Shqipëria është më larg se kurrë – Dezertove shpejt dhe paturpësisht

Hoxhaj-Kurtit: Shqipëria është më larg se kurrë – Dezertove shpejt dhe paturpësisht

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke ia kujtuar premtimin për bashkëpunim me Shqipërinë gjatë fushatës, ndërsa tani sipas tij, Shqipëria është më larg se kurrë.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkuar se energjinë, vizionin dhe qeverinë, Kurti “e ka vënë në funksionin të Jugosllavisë së Re, duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, njofton Insajderi.

“Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Ai tutje është shprehur se e ka pritur “dezertimin e Kurtit, por kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht”.

“Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka pyetur Hoxhaj./Insajderi.com