Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë, transmeton Insajderi.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoxhaj bën të ditur se studimet në universitetet publike për të rinjtë do të jenë falas, ndërsa do të lansohet edhe Karta e Studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti.
“Si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”, ka shkruar Hoxhaj.
“Takim i mrekullueshëm në 21 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, prezantuam planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë. Po ashtu, si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com