Hoxhaj: Nëse kërkohen votat e PDK-së, kandidati për president propozohet nga ne

Hoxhaj: Nëse kërkohen votat e PDK-së, kandidati për president propozohet nga ne

Kryetari në detyrë I Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se subjekti politik të cilin e drejton është I prerë se nuk do t’I jap votat për ndonjë kandidat tjetër për president, përveç kandidatit të tyre, transmeton Insajderi.

Në një intervistë televizive, Hoxhaj theksoi se PDK ende nuk ka marrë ftesë nga partitë e mazhorancës për ndonjë takim për të diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nëse kërkohen votat e PDK-së, kandidati duhet të jetë i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duhet të kalojë nëpër tavolinëne e kryesisë së PDK-së. Por nëse partitë tjera parlamentare në Kuvend mund të merren vesh dhe ta zgjedhin presidentin pa votat tona ne jemi në rregull”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai tha se aktualisht është koha që PDK të nderohet me ndonjë kandidat nga partia e saj.

“Sa i përket interesit shtetëror partitë në koalicion do të duhej ta shtrojnë temën politikisht dhe moralishtnë një mënyrë të tillë që tëe thonë se presidentit Thaci i është ndërprerë mandati dhunshëm, po kërkojmë votat e PDK-së dhe është koha që ta nderojmë PDK-në me një kandidat të saj”, ka thënë Hoxhaj në TV Klan.

Hoxhaj gjithashtu tha se nuk pretendon të bëhet vet president. Ama në parti nuk është diskutuar për emra të tjerë.

“Unë e kam një detyrë të re e cila është e vështirë dhe e rëndë që ma ka bartur kryetari i partisë dhe ma ka besuar kryesia, në asnjë situatë nuk  kam menduar që do të jem kandidat, por nuk është folur edhe për emra të tjerë deri më tash pasi nuk ka pasur situatë konkrete që të flasim”, thotë Hoxhaj. /Insajderi.com