Hoxhaj nis premtimet për rritje pagash

Hoxhaj nis premtimet për rritje pagash

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se t’u dyfishohen pagat profesionistëve shëndetësorë, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, ku i ka bashkëngjitur një fotografi të stafit mjekësor, Hoxhaj ka falëndetuar ata për punën që kanë bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

“Të gjithë mantelbardhëve në vijën e parë të frontit – FALEMINDERIT! PDK do ta kthejë ligjin në votim, që garanton dyfishimin e pagave për profesionistët shëndetësorë”, shkruan Hoxhaj në postimin e tij.

Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Enver Hoxhajn për pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Në vendimin e Gjykatës po ashtu u theksua edhe mbajtja e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë që nga shpallja e tyre nga presidenti. /Insajderi.com