Hoxhaj: Nuk do intervenonte as NATO pa UÇK-në

Hoxhaj: Nuk do intervenonte as NATO pa UÇK-në

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se konfirmimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin është goditje e madhe për Kosovën, por edhe për PDK-në, njofton Insajderi.

“Është goditje edhe për themelet e shtetit tonë, për sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në televizionin publik.

Ai tha se “pa një luftë të drejtë dhe të pastër të UÇK-së nuk do të kishte as intervenim të botës demokratike, NATO-s”.

“Pa një luftë një të drejt të UÇK-së, luftë e pastër dhe mbrojtjes dhe pa një gjenocid të Serbisë, nuk do të ndodhet as intervenimi i NATO-s”./Insajderi.com