Hoxhaj: Osmani e Kurti lënduan raportet e Kosovës me Shqipërinë

Hoxhaj: Osmani e Kurti lënduan raportet e Kosovës me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se Vjosa Osmani ka lënduar raportet me Shqipërinë “njëjtë” si Albin Kurti gjatë kohës sa ishte kryeministër.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë një interviste ne News 24.

Ai tha se Osmani në Shqipëri më shumë shkoi me vizion partiak sesa si Presidente në Detyrë.

“Mendoj që Osmani në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj në Tiranë. Më shumë ka qenë si kryetare partiake, që ajo ka vizion ta krijojë, sesa si U.D e Presidentit. Sjellja e saj, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme.  Më shumë i ka lënduar raportet Kosovë-Shqipëri, sikurse ka bërë edhe ish-kryeministri Kurti”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com