Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës, të cilëve u ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes që parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro, njofton Insajderi.
Hoxhaj në këtë takim ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik.
“Paga minimale do të jetë 300 euro dhe për këtë jemi të vendosur, Bedri Hamza ka punuar në detaje. Në sektorin publik 30 për qind rritje për të gjitha kategoritë, tani ka dallime në bazë të përvojës, kualifikimit. Ligji i punës duhet të rishikohet, numri i inspektorëve duhet të rritet dhe përveç mjekëve, policëve, mësimdhënësve, të cilët nuk janë njëjtë dhe të barabartë me shërbyesit e tjerë civilë“, ka paralajmëruar Hoxhaj.
Sipas tij, PDK-ja është e vendosur që këtë ligjin e ri të pagave ta rishikojmë, ta miratojnë dhe të jetë një mbështetje konkrete. /Insajderi.com