Hoxhaj për Osmanin: Do t’i shërbejë interesave të Kurtit, jo të popullit

Hoxhaj për Osmanin: Do t’i shërbejë interesave të Kurtit, jo të popullit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti mbështet procesin e formimit të institucioneve që mundësojnë stabilitet politik, por nuk e mbështet kandidaturën për presidente të Vjosa Osmanin, teksa ka radhitur edhe arsyet për këtë qëndrim, përcjell Insajderi.

Sipas tij, Osmani funksionon nën diktatin e kryeministrit Albin Kurti, dhe se “i shërben interesave të tij, por jo të popullit”.

Hoxhaj tutje ka thënë se pretendentja për presidente nuk është figurë unifikuese, por përçarëse.

“Ne i kemi disa arsyeja pse PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin pasi që ka qenë figurë përçarëse dhe ajo është kandidate partiake dhe jo konsensuale, ajo është treguar e një anshme dhe nuk ka qenë një figurë mbi partiake, por përkundrazi është e para që ka përdorur zyrën për të krijuar një parti të re politike”, ka thënë i pari i PDK-së gjatë një konference për medie, duke shtuar sr krijimi i institucioneve nuk duhet ta rrezikojë demokracinë në Kosovë dhe të kërcënojë ndarjen e pushteteve./Insajderi.com