Hoxhaj për programin e Qeverisë Kurti: Mediokër dhe paçavër

Hoxhaj për programin e Qeverisë Kurti: Mediokër dhe paçavër

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar programin e Qeverisë Kurti II në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, në të cilën kryeministri shpalosi atë, njofton Insajderi.

“Mediokër dhe paçavër”, ishin cilësimet e Hoxhajt për këtë program, për të cilin tha se “flet për mjerimin e Qeverisë”.

Sipas Hoxhajt, në seancën e sotme, e hënë, të Kuvendit do të duhej të flitej për procesin e vaksinimit, për të cilin tha se Qeveria ka dështuar.

I pari i PDK-së tutje është shprehur  se ky program është “më i dobëti dhe më i koti”.

“Kudo në botë është detyrë e kryeministrit që të sigurojë vaksina. Por, Kurti në këtë betejë me pandeminë i ka braktisur qytetarët. Programin që e keni para jush nuk ka fare plan veprimi, s’ka afate kohore, nuk ka as buxhet. Kshtu që është programi më i dobët dhe më i kotë. Do të mbahet mend për paqartësi dhe përsëritje në vend të përmbajtjes. Kurti kishte krijuar bindje se do të bënte transformim në shoqëri. Kurti e ka talentin e demagogut dhe populistit që t’i bëjë reklamë vetes. Ky program qeverisës është ikje nga realiteti”, ka deklaruar ndër të tjera Hoxhaj para deputetëve./Insajderi.com