Hoxhaj: Presidenti duhet t’i takojë PDK-së, nuk votojmë asnjë kandidat të partive pozitare

Hoxhaj: Presidenti duhet t’i takojë PDK-së, nuk votojmë asnjë kandidat të partive pozitare

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të votojë për postin e presidentit asnjë kandidat i cili vie nga partitë të cilat janë në pozitë, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Hoxhaj e ka bërë gjatë një konference për media, ku ndër të tjera tha se nëse kërkohet mbështetja e PDK-së për ta zgjedhur presidentin, atëherë kjo pozitë duhet të i takojë kësaj partie.

“Ne si PDK vazhdojmë të mbesin në opozitë, por janë disa tema që janë të karakterit nacional. Një temë e tillë është edhe zgjedhja e presidentit, sepse zgjedhja e tij nuk është vetëm e partive pozitare, por edhe e atyre që janë në opozitë”

“Në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, atëherë edhe kandidati duhet të jetë nga ky subjekt politik. Nëse dikush kërkon mbështetje të PDK-së, atëherë ne duam që ky mandat të i takojë partisë tonë, skemi vota për asnjë kandidat që vjen nga partitë në pushtet”, u shpreh Hoxha./Insajderi.com