Hoxhaj: Qeveria të jetë serioze në raport me obligimet ndërkombëtare

Hoxhaj: Qeveria të jetë serioze në raport me obligimet ndërkombëtare

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit duhet të jetë serioze në raport me obligimet ndërkombëtare.

Kjo deklaratë e Hoxhajt erdhi, pasi Departamenti Amerikan i Energjisë ka dorëzuar raportin për menaxhimin e Liqenit të Ujmanit – pikë në marrëveshjen e Uashingtonit, 4 shtator.

“Mbështetje të zotimeve të Uashingtonit dhe qeveria të jetë serioze karshi obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe ndaj partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Zotimet e Uashingtonit paraqesin interes strategjik për vendin duke fokusuar investimet amerikane në sektor strategjik si energjia dhe infrastruktura dhe në këtë drejtim është jetike që Ujmani t’iu shërbej qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj për Klan Kosova.

“Administrata e re ka vazhduar mbështetjen për zotimet e Uashingtonit dhe Kosova duhet të tregoj seriozitet të njëjtë. Prezenca amerikane në Ujman është jetike për Kosovën dhe sigurinë energjetike të vendit”. /Insajderi.com