Hoxhaj të mërkurën në Tiranë

Hoxhaj të mërkurën në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit, njofton Insajderi.

Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i PDK-së do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime kreu i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli./Insajderi.com