Hoxhaj thotë se LDK-ja ka marrëveshje të fshehtë me Osmanin

Hoxhaj thotë se LDK-ja ka marrëveshje të fshehtë me Osmanin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për të cilën tha se ka një marrëveshje të fshehtë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, transmeton Insajderi.

Ai u shpreh se janë befasuar nga qëndrimi i LDK-së, për të marrë pjesë në votimin e Osmanit presidente.

Andaj, sipas tij, për këtë mbështetje, pati marrëveshje paraprake për zgjedhjet lokale, mes LDK-së e Vjosa Osmanit.

“Na ka habitur qëndrimi i kolegëve tanë opozitar i LDK-së, të cilët pa ndonjë kusht, pa ndonjë arsye, po sigurisht me ndonjë marrëveshje për zgjedhje lokale apo ndonjë marrëveshje të fshehtë vendosën ta mbështesin pushtetin absolut të Albin Kurtit. LDK ka marrëveshje me zonjën Osmani. Ne mendojmë kështu”, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.

Ai tutje tha se nga LDK-ja kanë pritur që të koordinohej me PDK-në dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, “për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale”./Insajderi.com