Hoxhaj tregon se çfarë do të përmbajë takimi Kosovë-Serbi në Berlin

Hoxhaj tregon se çfarë do të përmbajë takimi Kosovë-Serbi në Berlin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha ka thënë se në takimin e 29 prillit në Berlin, me liderët e Ballakanit, të organizuar nga kancelarja Gjermane,  Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

Në konferencë,  Hoxhaj ka thënë se ky është takim multilateral dhe në takime të tilla nuk mund të ketë marrëveshje.

“Ky është një takim multirateral, i cili organizohet prej gjermanëve dhe francezëve, pro në të cilin takim marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në takime të tilla multiraterale, mos pritni se do te ketë marrëveshje, sepse janë të gjitha palët dhe nuk është qëllimi i negocimit të temave të dialogut Kosovë-Serbi”, tha Hoxhaj.

Por sipas Hoxhajt, qëllimi i takimit është një rikthim i procesit të Berlinit.

“Por nuk do të ketë qëllim dhe përpjekje që të arrihet marrëveshje apo që të flitet për modalitetet e marrëveshjes apo që të flitet për epilogun e saj. Takimi më shumë është një rikthim i i procesit të Berlinit”, tha Hoxhaj./Insajderi.com