Hoxhaj: Veseli nuk është i sigurt nëse e do postin e kryetarit të Kuvendit

Hoxhaj: Veseli nuk është i sigurt nëse e do postin e kryetarit të Kuvendit

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se emrat e deputetëve që do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër do të dihen para seancës konstituive të Kuvendit.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka treguar se gjatë javës që lamë pas Haradinaj ka marrë mbështetjen e disa deputetëve jashtë koalicionit PAN për formimin e qeverisë.

Sa i përket propozimit të PDK-së për kryeparlamentar, Hoxhaj ka thënë se i preferuar i PDK-së për këtë post është lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ndonëse ky i fundit ende nuk ka vendosur për këtë çështje.