Artikull i Sponsorizuar

Hoxhaj zbulon ngjarje të pazakonshme nga vizitat lobuese për njohje (VIDEO)

Hoxhaj zbulon ngjarje të pazakonshme nga vizitat lobuese për njohje (VIDEO)

Televizioni Top Channel i ka kushtuar një dokumentar ekskluziv procesit të lobimit për njohjen e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e tutje. Në këtë dokumentar flasin emra të njohur ndërkombëtarë dhe nga rajoni që ishin pjesë e procesit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në rrëfimin e tij, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka zbuluar situata të panjohura më parë për vizitat e tij lobuese në vende të ndryshme të botës.

Hoxhaj ka deklaruar se kur ka vizituar ndonjë vend të largët në Afrikë dhe Azi, ata nuk kanë ditur as se ku gjendet Kosova. Mandje, kryediplomati Kosovar tregon për rastet kur i është dashur të hyjë në internet apo ta thërrasë ndonjë ministër të jashtëm të ndonjërit nga vendet mike, për të dëshmuar që është ministër i Jashtëm i Kosovës.

“Në vende të largëta afrikane, ku mungonte njohja e gjuhës dhe duhej të gjendej përkthyes, apo kur duhej t’ua jepja vizitkartën time ose të hyja në internet për ta dëshmuar që jam ministër i Jashtëm i Kosovës. Apo kanë qenë edhe rastet kur duhej ta thërrisja një ministër të jashtëm të ndonjë vendi mik, që të intervenonte që unë të mund të vazhdoja të udhëtoja më tutje.

Në rrëfimin për Top Channel, Hoxhaj ka treguar edhe se si vende që nuk e kanë njohur pasaportën e Kosovës, kanë menduar se është pasaportë e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian, pasi që pasaportat kosovare ishin biometrike dhe u dukej se është pasaportë e ndonjë organizate ndërkombëtare.