
Pasi dhuroi 28 çelësa të shtëpive familjeve në nevojë në festën e 28 nëntorit, Hoxhë Halil Kastrati ka vazhduar me aktivitet bamirëse.
Ai menjëherë sot ka dhuruar katër çelësa të banesave, katër familjeve në nevojë. Në facebook ka shkruar Kastrati se këto banesa janë dhuruar nga Jeton Krivanjeva nga Shkupi. Ka thënë se edhe banesat janë në shkup
Postimi i plotë i Hoxhë Halil Kastratit:
Lajm shume i madh ?
Perveç mua dhe Jetonit, ne foto i shihni edhe 4 pale çelesa
U dhuruan 4 banesa pernjeher veç nga ky person
Dy banesa jane nga 72 m2 dhe dy tjera nga 42 m2
Vlera e tyre eshte mbi 140 mije euro
Donator eshte Jeton Krivanjeva nga Shkupi dhe banesat jane ne Shkup
O Zot, shperbleje Jetonin dhe te gjithe bamiresit