Hoxhë, patriot apo shkuma “party boy” ?

Hoxhë, patriot apo shkuma “party boy” ?

Njihet si reper, por nuk ka të bëj aspak me rep, ky është Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold Ag.

Fama e tij është e përqendruar kryesisht tek moshat e reja, sidomos te grupmoshat nën 18 vjeç. Dhe është kryesisht i popullarizuar në qytete të vogla të Kosovës dhe të Maqedonisë.

Shqetësues është fakti që reperi në fjalë ndikimin më të madh e ka të moshat e mitura dhe prekë tema të ndryshme njëkohësisht, si fetare, patriotike, fashiste, seksuale e të tjera. Gjë që shkakton përzirje te ata të rijnë dhe të reja që e ndjekin dhe e pëlqejnë.

Nëse i referohemi këngës së tij te fundit me Anxhela Peristeri, kënga ka një tekst qesharak, një video në shkuma party dhe me një mjekër prej “haxhiu”, duket sikur Gold Ag nuk po e din se çka po bën, e as çka po promovon.

Kjo nuk është hera parë që reperi në fjalë i ngatërron gjërat aq shumë. Sigurisht injoranca duhet të jetë arsyeja e teksteve të  tij qesharake, por edhe tendenca për të kapur sa më shumë masë e shtyn të provoj ti këndoj çdo gjëje qe mund ti bie në mend.

Nuk kanë munguar as këngët që janë bërë me gjase për nder të ndonjë heroi apo që kanë ardhur si pasojë e ndonjë situate të rënd në vend.  Ani pse kanë qenë situata të rënda emocionale Gold Ag nuk ka ngurruar që të provoj të përfitoj prej rastit, kinse po bënte një dedikim.

Kuptohet në raste të tilla qëllimi është të kap sa më shumë masë. Këtë lloj tentative lirisht mund ta quajmë stili “Linda Morina”, pasi ajo bëri famë kryesisht në baza të tilla.

Kujtojmë këngën e tij “Shqiptar”, të disa viteve më parë, që kishte fyerje të shumta, racizëm, homofobi, seksizëm dhe në të njëjtën kohë mbështetej në fe dhe në patriotizëm.

Me një tekst të mbushur urrejtje dhen me shumë kontradikta mes veti, brenda një rreshti flitej për komb, për fe dhe moral, gjë që ato qe  thoshte as nuk lidheshin mes veti por as nuk kishin të bënin me realitet.

Interesantë është fakti qe kënga dhe video, ani pse ishte shumë banale, transmetohëj në shumë TV në vendin tonë.

Gold Ag filloj karrierën me këngë për seksin, për ta vazhduar me këngë patriotike të përziera më religjion, me pas filloj me dedikime të çuditshme, dhe tani është rikthyer prapë në mënyrën e vjetër.

Ja disa këngë të tjera ku Gold Ag bën kapërcime të mëdha mes temave :

Audienca është mësuar viteve të fundit që në emër të repit të dëgjoj këngë me tekste shumë të dobëta, dhe me vijë melodike që kanë të bëjnë më shumë me “tallava” se sa me rep kulturë, por përzija e religjionit, seksit dhe patriotizmit është në një nivel tjetër të degradimit në industrinë e muzikës në vendin tonë.