Hoxhiq: Do ta votoj Qeverinë Kurti

Hoxhiq: Do ta votoj Qeverinë Kurti

Adrijana Hoxhiq e cila ka fituar votat për ta përfaqësuar komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se do ta votojë “Qeverinë Kurti”

Ajo tha se ky është vullnet i qytetarëve të cilin do ta respektojë.

“Unë kam respekt për punën e personale të Albin Kurtit. Si LVV ka pasur përkrahje nga qytetarët. Kjo për mua është ky vullneti i qytetarit e cila për mua është e shenjtë. Për mua është e domosdoshme edhe si njeri edhe si iniciativë qytetare që ta respektoj dhe përkrahi”, tha Hoxhiq për Telegrafin.

Hoxhiq gjithashtu përmendi mundësinë që të krijohen dy komuna me shumicë boshnjake në rajonin e Prizrenit dhe Pejës.

“Unë kam treguar në periudhën parazgjedhore për një kërkesë që e kemi, pas bisedave në terren, kërkesa ndërlidhet me formimin e dy komunave me shumicë boshnjake, në rajonin e Prizrenit dhe rajonin e Pejës. Kjo kishte me qenë kërkesa reale për të cilën unë pres përkrahje pa marrë parasysh kush e prezenton”, tha ajo. /Insajderi.com