Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”

Qytetarët mund të vaksinohen ndaj COVID-19 të premten edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njofton Insajderi.com.

Siç u bë e ditur të enjten nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi anti-COVID në shesh do të fillojë nga ora 10:00 për të vazhduar deri në orën 17:30.

Me këtë rast, qytetarëve i është bërë thirrje ta shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim.

Vaksinimi anti-COVID

“Të premten nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, njofton MSH.

“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19”, thuhet më tej në njoftim.

Siç paralajmërohet, një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. /Insajderi.com