Huawei Nova 5 me kamerë selfi 32MP

Huawei Nova 5 me kamerë selfi 32MP

Huawei do të lansojë të premten Serinë e pestë të telefonave dhe kompania sugjeron tiparet e pajisjeve të reja në faqen Weibo.

Këtë herë kemi mësuar se telefoni do të ketë një kamerë selfi me 32MP. Është interesante se Nova 5 shfaqet me një ekran me prerje, dhe jo me një vrimë që u sugjerua më parë këtë muaj. Sensori Samsung GD1 pritet të jetë i pranishëm në të gjithë telefonat e Serisë Nova 5.

Besohet se modeli standard Huawei Nova 5 do të ketë një ekran me prerje, ndërsa Nova 5i do të zbatojë vrimat në LCD, transmeton KosovaPress.

Nova 5i pritet të përdorë procesorin Kirin 710, ndërsa Kirin 980 pritet për modelin standard Nova 5. Këto detaje gjithashtu janë konfirmuar nga Geekbench, nëpërmjet numrit të telefonit SEA-AL10 (versioni standard i familjes Nova).