Huawei P30 Pro vjen me katër kamera në anën e pasme

Huawei P30 Pro vjen me katër kamera në anën e pasme

Telefoni Huawei P30 Pro do të lansohet zyrtarisht më 26 mars në Paris.

Ai do të vijë me katër kamera në anën e pasme, sipas një foto të publikuar nga Richard Yu, CEO i Grupit të Biznesit Huawei.

Modeli P30 Pro do të ketë një çip 7nm Kirin 980, ekran AMOLED, me një sensor gjurmë gishtërinjsh në ekran.

Kamera e përparme duhet të jetë në stilin e periskopit.