Gjatë aktivitetit Huawei tha se do të sillte në treg TV e parë me sistemin operativ Hongmeng duke filluar nga muaji i ardhshëm. Ditën e Premte Huawei nxori në tr" />

Huawei prezantoi telefonin e parë 5G

Huawei prezantoi telefonin e parë 5G

Gjatë aktivitetit Huawei tha se do të sillte në treg TV e parë me sistemin operativ Hongmeng duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ditën e Premte Huawei nxori në treg telefonin e parë 5G dhe së shpejti premtoi lançimin e televizorëve Smart me sistemin operativ vetjak Hongmeng.

Huawei, i cili ballafaqohet me sanksionet Amerikane të cilat kërcënojnë kompaninë me shkëputjen e aksesit në teknologjinë dhe komponentët Amerikan, lançoi modelin Mate 20 X 5G vetëm për tregun Kinez me një çmim prej 901 dollarësh.

Gjatë aktivitetit Huawei tha se do të sillte në treg TV e parë me sistemin operativ Hongmeng duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ky sistem operativ fillimisht u dyshua të ishte për platformat mobile si alternativë nëse SHBA i ndalojnë përdorimin e softuerëve Amerikanë.

Hongmeng u pa si zëvendësuesi i Google Android edhe pse një ekzekutiv i lartë i Huawei tha se kompania synon të vijojë përdorimin e Android.

Hongmeng do të përdoret vetëm pajisjet e ndërlidhura dhe jo smartfonët. Huawei Mate 20 X 5G vjen me ekran 7.2-inç Full HD, procesor Kirin 980, 8GB RAM, 256GB memorie të brendshme, bateri 4,200 mAh dhe tre kamera të pasme.