Huawei prezanton çipin Kirin 990 më 6 shtator

Huawei prezanton çipin Kirin 990 më 6 shtator

Kompania Huawei ka bërë të ditur se çipi më i ri i saj Kirin 990 do të prezantohet në IFA 2019, e paraparë për datën 6 shtator.

Yanmin Wang, zyrtar i kompanisë, tha se ky lloj çipi do të jetë i pranishëm te telefonat e parë të palosshëm Mate X dhe do të shpenzojë më pak bateri se Kirin 980.

Çipi do të gjendet edhe në telefonat premium për 2020 teksa njëra shtesat më të mëdha është edhe mbështetja për standardet 5G.

Po ashtu, do të ketë mbështetje për xhirimin e videove në 4K 60FPS, transmeton KosovaPress. Më tepër detaje dhe specifika pritet të dihen më 6 shtator.