Huawei është duke elaboruar lançimin e sistemit operativ vetëm në Android i ndalohet përgjithnjë telefonëve dhe konsumatorëve të kompanisë Huawei raportohet se" />

Huawei regjistron sistemin e ri operativ për smartfonët

Huawei regjistron sistemin e ri operativ për smartfonët

Huawei është duke elaboruar lançimin e sistemit operativ vetëm në Android i ndalohet përgjithnjë telefonëve dhe konsumatorëve të kompanisë

Huawei raportohet se është pranë regjistrimit dhe licencimit të sistemit operativ të ri të quajtur “Hongmeng” në Peru.

Kjo lëvizje e gjigantit të teknologjisë vjen në një kohë kur përballet me sanksionet Amerikane të cilat ja ndalojnë përdorimin e teknologjisë së kompanive si Microsoft, Intel, Qualcomm dhe Google.

Maujin e kaluar Google vendosi ti ndërpresë kompanisë përditësimet e Android.

Telefonët e Huawei aktualisht punojnë me një version të Google Android dhe kompania është shprehur që nuk ka plane të menjëhershme për të lançuar sistemin operativ Hongmeng.

Huawei është duke elaboruar lançimin e sistemit operativ vetëm në Android i ndalohet përgjithnjë telefonëve dhe konsumatorëve të kompanisë.

Në fillim të kësaj jave u raportuar se Huawei kishte filluar të ftojë zhvilluesit të publikojnë aplikacionet e tyre në dyqanin App Gallery.

Një aplikim marke për Hongmeng u bë në Institutin Kombëtare të Perusë për Mbrojtjen e Konkurrencës së Lirë dhe Pronësisë Intelektuale sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Nga ana tjetër Google ka paralajmëruar administratën Trump dhe bllokimi i Huawei vë në rrezik sigurinë kombëtare Amerikane. Ndërsa Huawei tha se i duhet më shumë kohë për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonë. Ditën e djeshme u tha se Google ka shtyrë debutimin e laptopit të ri.