Gjithsesi Galaxy Fold i përmirësuar do të mbërrijë përpara Mate X në treg. Huawei shtyu debutimin e premtuar të Mate X përtej Shtatorit. Kompani" />

Huawei shtyn përsëri debutimin e Mate X

Huawei shtyn përsëri debutimin e Mate X

Gjithsesi Galaxy Fold i përmirësuar do të mbërrijë përpara Mate X në treg.

Huawei shtyu debutimin e premtuar të Mate X përtej Shtatorit. Kompania tha për TechRadar gjatë një aktiviteti në Kinë se lançimi i Mate X në Shtator ishte i pamundur.

Në Qershor kur telefoni duhej të kishte mbërritur, kompania tha se do të lançonte telefonin në Shtator pas lajmit se Galaxy Fold kishte pësuar probleme të shumta me mekanizimin e palosjes.

Mate X sipas Huawei do të lançohet me shumë gjasa në Nëntor ndërsa një datë ekzakte mungon.

TechRadar tha se Huawei nuk kishte dhënë informacion për arsyet e shtyrjes. Mbase kompania po përpiqet të shmangë një skenar të ngjashëm me atë që Samsung përjetoi me Galaxy Fold.

Ose mbase kompania nuk është e sigurt se ARM dhe Google nuk do ti bllokojnë teknologjinë për shkak të sanksioneve Amerikane. Gjithsesi Galaxy Fold i përmirësuar do të mbërrijë përpara Mate X në treg.