Aktakuzë kundër stërnipit të Hasan Prishtinës për krim të organizuar

Insajderi ka mësuar se aktakuzën e ka ngritur prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarella. Ai ngarkon 23 persona për këtë rast që lidhet me tjetërsimin e pronave të shtetit. Mes të akuzuarve ka zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, biznesmenë, e zyrtarë komunalë.