Bisedat e përgjuara të Astrit Haraqisë me dëshmitarët kundër grupit të Ukë Rugovës

Insajderi në serinë e dymbëdhjetë të ‘Dosja Grande’ sjell bisedat e plota të politikanit, Astrit Haraqija me dëshmitarët e prokurorisë në rastin gjyqësor kundër grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova.

Bisedat e përgjuara të Astrit Haraqisë me dëshmitarët kundër grupit të Ukë Rugovës

Astrit Haraqija e kishte marrë me shqetësim ftesën e prokurorit për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit si sekser i Ukë Rugovës në biznesin e shitjes së vizave italiane.

Akuzonte shokët e tij se ia kishin punuar pas shpine. Njërin prej tyre edhe e shanë.

“M’ka thirrë EULEX-i edhe mu sot,  ju qifsha nonën se m’kini qit, shpiuna, ho”, i thotë Haraqija një shokut të tij. Disa shokë të  Haraqisë ishin ftuar po ashtu nga EULEX-i, por në një cilësi tjetër.

Ata ishin ftuar si dëshmitarë për të treguar se si kishin arritur të merrnin viza nga ambasada italiane. Insajderi ka siguruar transkriptet e bisedave të përgjuara të Astrit Haraqisë me dëshmitarët në procesin kundër grupit të Ukë Rugovës.

Gjatë periudhës së përgjimit të Haraqisë, hetuesit e EULEX-it kishin vërejtur se ai bisedonte shpesh me dëshmitarët e prokurorisë në rastin “Grande”, kundër grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova.

Madje, në një prej tyre bisedonte me një mik të tij për mundësinë e ndryshimit të deklaratës së një dëshmitari. Miku i Haraqisë i thotë nëpërmjet telefonit se i duhet bërë presion njërit prej shokëve që ta ndryshoj deklaratën e dhënë në EULEX, pasiqë  përmbajtja e saj mund ta dëmtoj Haraqinë.

Kur Haraqija ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ishte pyetur edhe për kontaktet e shpeshta me dëshmitarët.

Kishte thënë se e kishte bërë nga kureshtja dhe se u kishte sugjeruar ta thoshin vetëm të vërtetën.

Raportet e hetuesve të EULEX-it, të cilat i janë dorëzuar prokurorit Allan Cansick, tregojnë se Haraqija kishte biseduar katërmbëdhjetë herë më një dëshmitarë, ndërsa me një tjetër plot 74 herë.

Njëri prej të kontaktuarve shpesh nga Haraqija kishte shpërfillur hetuesit e EULEX-it. Nuk ishte paraqitur për të dëshmuar në ditën e paracaktuar për t’u intervistuar.

“…është vërejtur se ekziston një lidhje në mes të Astrit Haraqisë dhe F-së, dëshmitarë në të njëjtin rast. Atij më 23.04.2015 Policia e Kosovës i ka dërguar thirrjen për t’u intervistuar nga ana e NjHKO-së-EULEX, por ai pa ndonjë arsye legjitime nuk është paraqitur në intervistë, që ishte caktuar të mbahet më 29.04.2015”, thuhet në këtë raport, i cili i është dorëzuar prokurorit të EULEX-it.

Kjo nuk është hera e parë që Haraqija dyshohet se ka ndikuar mbi dëshmitarët në procese gjyqësore.

Më herët ishte dënuar me pesë muaj burgim nga Tribunali i Hagës – Gjykatë Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Ai bashkë me gazetarin Bajrush Morina, ish-këshilltarë i tij, ishin gjetur fajtor për akuzat për frikësim dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

haraqija-uke-rugova

Insajderi sjell të plota bisedat e Astrit Haraqisë me dëshmitarët e prokurorisë, të cilat janë pjesë e ‘Dosja Grande’.

 

Bisedë e realizuar më 8 qershor 2015

PPM: Hajde komandant

Astrit Haraqija: A t’qifsha komandantin t’qifsha, çfarë komandanti i mullarit. Ku je?

PPM: Qe n’Pejë.

Astrit Haraqija: N’Pejë?

PPM: Me Lulin e me gra t’u dashtë m’u nisë jemi.

Astrit Haraqija: Po a?

PPM: Sha bone ti?

Astrit Haraqija: Ej, dy vena jon ka m’vyjnë urgjent.

PPM: Ku je ti, a je n’Gjakovë a?

Astrit Haraqija: N’Prishtinë.

PPM: Hajt tash pe t’thiri se s’di a ka italiane

Astrit Haraqia: Hajt

Bisedë e realizuar më 8 qershor 2015

Astrit Haraqia: Ha me msusen

PPM: Ku je mar?

Astrit Haraqia: N’Prishtinë mar

PPM: Ngom, s’mujta  me folë me telefon temin se u ra njoni, a pi di?

Astrit: Po, kom ni.

PPM: (pa qartë) s’mujsha me folë.

Astrit: Ok ok, hajt natën e mirë.

PPM: Pasha sytë e ballit

Astrit Haraqija: Hajt the qafën, natën e mirë.

PPM: Hajt

Astrit Haraqija: Hajt

Bisedë e realizuar më 15 qershor 2015

Astrit Haraqija: Ku je mar, nonen ta qifsha!
K…: Sh’ka je tu bo mar? A je n’Prishtinë a, allo, allo…!
Astrit Haraqija: Fol mer!
K…: Sh’ka je t’u bo?
Astrit Haraqija: Qe t’u hongër bukë.
K…: Hajt t’boft mirë.
Astrit Haraqija: A keni bo pite me plonc?
K…: Jo mer, n’Fushë-Kosovë jemi hala.
Astrit Haraqija: Pse sh’ka u bo, a u dekë kush a?
K…: Po…, Shyqa osht mrena, kesh edhe unë e t’honën m’than hajde apet.
Astrit Haraqija: Apet jon ka ju marrin në bisedim a, ta kom qi nonën, ishalla t’shtijnë n’burg!
K…: E qifsh nonën tone n’p…
Astrit Haraqija: Hahaha, hajt se shihem n’Gjakovë.
K…: Hajt qe p’i pres Shyqën deri sa t’del.
Astrit Haraqija: Hajt t’qifsha nonën hajt!
K…: Hajt.

Bisedë e realizuar më 15 qershor 2015

K…: Allo!
Astrit Haraqija : Allo, a mrrive n’Gjakovë, a hala?
K…: Po mar.
Astrit Haraqija: Apet për qat punë p’ju thirrin a?
K…: Po, po.
Astrit Haraqija: Kon, ty a Shyqën?
K…: Krejtve mar.
Astrit Haraqija: Edhe ni herë pi s’pari a?
K…: Po bre, prokurori pe lyp, edhe natën e mirë, qashtu qysh ke.
Astrit Haraqija: Po. E kush osht prokuror?
K…: S’di gjo mar.
Astrit Haraqija: A u takove me to?
K…: Jo mar, m’tha hajde 3:30, shkova 3:30 e u bo 4:15, u bo 4:30 kur hina mrena. Hina mrena u bo edhe 10 n’5 e m’tha: m’fal a pe vjen t’honën q’atëherë. I thash o jaran, unë me ramazan jom, ani tha 9:30 në mëngjes. I thash kryje se autobusin e fundit e kom n’8 sahati. Tha s’di a muj me mrri, qifsha nonën, muhalife.
Astrit Haraqija: Hajt shihem kur t’vi atje.
K…: Hajt.

Bisedë e realizuar më  19 qershor 2015

Astrit Haraqija: Fol se po ta qi nonën n’p…, po ta qi!
PPM: A ta qiftë nonën EULEX-i, ta qiftë
Astrit Haraqija: Po a? A po don me m’tut a?
PPM: Jo, po thotë Ylberi a don me ardhë t’dillën me bo pite me plonc?
Astrit Haraqija: Jo valla unë s’jam, se m’ka thirrë EULEX-i edhe mu sot, ju qifsha nonën se m’kini qit, shpiuna ho!

PPM: Jo bre ty nuk t’gjon gjo!
Astrit Haraqija: Pasha kryet e djalit po.
PPM: Për çka?
Astrit Haraqija: Tri herë m’kishin thirrë sot.
PPM: Për çka mor?
Astrit Haraqija: Çka keni shpiunu ju, çka k… po di gjo!
PPM: Ai lej bre muhalifet se po ta qi nonën n’p…!
Astrit Haraqija: Pasha kryt e Algasit po, m’kishin thirrë sot, tri herë ishin konë n’shpi, me me lyp
PPM: A të kane lonë ftesë, jo?

Astrit: Po more, ftesë m’u lajmëru javën tjetër, por s’jam këtu, jam jashtë Kosovës.
PPM : Ani mirë boll, çka ki me bo.
Astrit: Vi n’Gjakovë ma vonë e shihemi.

Bisedë e realizuar më 20 qershor 2015

PPM: Hej, a me fol diçka a mos me fol n’telefon?
Astrit Haraqija: Fol mer, fol, fol.
PPM: Shlirë a?
Astrit Haraqija: Po mar, pe t’ha k…!
PPM: Ngom, njoni që u shku aty, a di ku u kon Lumi t’martën?
Astrit Haraqija: Qysh? Jo, a po, më kanë thirrë edhe mu.
PPM: U shku edhe njoni.
Astrit Haraqija: Po mar i kanë thirrë disa.
PPM: S’ka pranu kurgjo mar ai budalla se s’ka dit.
Astrit Haraqija: Jon kon sot n’shpi teme, pesë herë më kanë lypë.
PPM: A pi di kush?

Astrit Haraqija: EULEX-i de.

PPM: Jo mer, ksi mar, letra që i ka pas ato letrat.

Astrit Haraqija: Jo për letra s’pi di.
PPM: Sikur Lumi!
Astrit Haraqija: A je ka folë për Lumin?
PPM: Jo, tjetër kon, sikur Lumi qysh i ka qu letrat.
Astrit Haraqija: Kush?
PPM: Sikur Lumi që i ka qu letrat, ai i ka pasë aty e s’iu ka bo kurgjo po ja kanë zonë letrat
Astrit Haraqija: Cili mer ish kon?
PPM: Rafi bre!
Astrit Haraqija: Eiiii, qija mar nonën!

PPM: Ngo mer ngo tash, ai u shku s’ka pranu kurgjo, veq u shku. Kur i ka dalë ajo, u tutë me fol e s’ka pranu, ka thonë jo s’jon, jo s’jon, jo s’jon, dy herë, a je ka kupton a jo?
Astrit Haraqija: Po mar, sot jonë konë n’shpi teme me m’lyp, tri herë jonë konë n’shpi teme sot. I ka dalë çika se unë jom konë t’u pi gjithë ditën n’kafe, iu ka dalë qika e kur m’thirri n’telefon çika me Facebook tha: u konë EULEX-i, do amerikanë e do italianë, e s’di shka, e i thash mos i kallëzo nanës!

PPM: Hej, ky m’tha tash vlla me fol me to me bo dishka se m’qesin pi punës.
Astrit Haraqija: Me konë mer, t’qesin pi punës? N’paq hongër mut thuj inshalla t’qesin.
PPM: Jo mar, ky s’ka pranu kurgjo hiq!
Astrit Haraqija: Sha ka pas me pranu, sha kom bo?
PPM: Jo si kom qu as letrat si kom qu!
Astrit Haraqija: A i kom marrë pare najkuj? Jo.

PPM: Jo mer, jo jo, hej, atëherë san mar o kjo. Ky tipi i ka dalë n’tesell kur u shku n’pytje aty edhe ka thonë jo s’ka ditë shka me thonë, ka thonë jo s’i kom qu unë. Qy mar se letrat tua janë, që fotografia, që këto, jo s’i kom qu, dy herë, edhe ky polic. I thash vlla thuj mer se kom harru m’tha m’qesin fill pi punës. A di atëherë që t’thirra?
Astrit Haraqija : Se kom ni unë, vonë e niva!

PPM: Tha m’i thonë me bo dishka vIla, me fol dishka me ata. I thash shka ka me bo mer ky i thash unë p’ia kallëxoj vlla, po…!

Astrit Haraqija: Valla, n’koft që kom bo dom, nonën ma qifshin e n’koft që s’kom bo dom, k… so ka m’han!

PPM: O dajo, ti s’ki bo mar dom!

Astrit Haraqija: Që m’i ka japë najkush naj euro unë [pa qartë]…!
PPM: As 10 euro s’t’i kanë japë, por ky tash p’i tutës, ka thonë mos p’i qes edhe s’ka pranu që i ka qu as letrat, a je ka kupton?

Astrit Haraqija: Problem i ti osht, 80 vetë jonë t’Gjakovës e 40 vetë i kanë marrë n’pytje.
PPM: Edhe ata trullanat tjerë s’kishin pranu kurgjo se budallë, i thash këtij shko drejt vlla, fol qysh t’ka thonë. A t’ka marrë pare, a t’ka lypë, jo, a ta ka bo qito, jo, e qysh vlla s’pe pranon vIla, ty ta ka bo si shok.

Astrit Haraqija: Edhe ju bon nder, edhe kurvat t’lojnë.
PPM: Jo mar so ka thotë ky kurgjo. Ky u met keq për veti, se pe thotë s’muj m’i ndrru deklaratën. A je ka kupton? Unë i thash ndrro!
Astrit Haraqija: Unë shkoj n’burg, mes t’ha k… thuj, unë kom ner vlla, unë shkoj n’burg.
PPM: Jo mar s’osht ajo, s’je ka kupton as ti!
Astrit Haraqija: Jom ka kuptoj, se ai kurvë!

PPM: Ai s’ka dashtë me t’qitë se ka thonë… Ej unë i thash që u dalë në televizion e ka thonë shokëve t’mi iu kom bo.

Astrit Haraqija: Po krejtve.
PPM: A o qashtu?
Astrit Haraqija: Po.
PPM: I thash, e ti trullan a i ki qu Ietrat, po, po ti thuj i kom qu vlla, se shok e kom!
Astrit Haraqija: Po s’mu kanë bo, s’kom faj. Po ja kom çu letrat.
PPM: Ky s’ka pranu që i ka qu letrat, hiq! A je ka kupton?
Astrit Haraqija: Po de po, pe marr vesh.
PPM: E, i qiftë zoti nonën. Tha m’qesin pi punës, e me shku me folë me to.

Bisedë e realizuar më  30 qershor 2015 (Kjo bisedë është realizuar pas deklarimit të Haraqisë në prokurori se do të mbrohet në heshtje)

K: Cka bane mor?
Astrit Haraqija: Qe, tu nejt qetu, n’Ultra erdha.
K: A e kryve a?
Astrit Haraqija: Po mor për gjysë sahati.
K: Hahaha
Astrit Haraqija: Veç gjysë sahati
K: Ani mirë boll!
Astrit Haraqija: S’du me folë hiq, shkoni n’p… t’somës, boni çka të doni!
K: Mirë ja ke bo.

Bisedë e realizuar më 1 shtator 2015

K: Pe ndërprehet, nuk di pse u ndërpre.
Astrit Haraqija: S’pe na lan EULEX-i me folë, ja qifsha nonën!
K: Qifsha mar nonën me EULEX e me krejt. A qat dert e ki me ta a?
Astrit Haraqija : Jo se kom atë dert. Shka i kish thonë atij – mirë a keq [e paqartë]

 

Më shumë për Dosja Grande:

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=RSLIId6iqMc&list=UUEWaSKzJ2D4jOaFd7bLfX9Q”/]