Bisedat telefonike të grupit të Azem Sylës ngrisin dyshime për korruptimin e Dino Asanajt

Azem Syla është përgjuar duke folur dhe duke dhënë urdhra anëtarëve të grupit të tij. Ai është munduar të jetë i kujdesshëm duke përdorur shumë shkurt një telefon dhe një sim kartelë. Hetimet tregojnë se grupi ndjente vetën aq të fuqishëm, sa kurrë nuk dështon. Përmendet korruptimi me 80 mijë euro i Dino Asanajt. Bisedat telefonike shpjegojnë bindjen se të gjithë i hanë paratë, përfshirë Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin.