Daja përzuri nga shtëpia familjen e mikut që e strehoi në kohën e Millosheviqit

Azem Syla kishte blerë një shtëpi së bashku me “F” afër Gërmisë. Por, gjithë shumën prej 120 mijë eurosh ishte detyruar ta paguante vetëm “F”-ja. 80 mijë euro i kishte marrë borxh nga vëllai i komandat Remit. Paratë për shtëpinë ia kishte dhënë Shpresim Ukës. Pronësia nuk i ishte bartur. Vëllai i Remit i kishte vënë kamatë. Fajdeja i kishte arritur në 200 mijë euro. 300 mijë tjera i kishte paguar kamatë. Për ta paguar gjithë këtë shumë, shtëpinë dhe picerinë ia kishte shitur “grupit të Azem Sylës. Paratë që kishte marrë nga shitja e kësaj shtëpie, ia kishte dhënë po këtij grupi që tashmë e kishin zhytur në borxhe. Patundshmëria në vlerë 700 mijë euro tashmë kishte përfunduar në pronësi të Fahredin Gashit.