E dhunshme dhe politike – një histori tjetër e Kishës Serbe në oborrin e UP-së

Që nga fillimi i ndërtimit të Kishës, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi. Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët. E komplikuar me ligje e vendime. E përdorur e keqpërdorur nga politikanët e të dyja vendeve, Republikës së Serbisë e Republikës së Kosovës. Por, cila është historia tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës? InDoks e sjell rrëfimin tjetër në 50 minuta dokumentar me titullin “Kisha e dhunshme e regjimit”

E dhunshme dhe politike – një histori tjetër e Kishës Serbe në oborrin e UP-së

Ishte fillimi i dhjetorit i vitit 1992, ku Kosova kishte atëkohë disa vite që po frymonte nën masat e dhunshme te regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Shqiptarët, si shumicë e këtij vendi improvizonin një jetë me sistemin e tyre paralel të drejtuar nga Pikërisht në atë kohë, Kisha Ortodokse Serbe e Kosovës kishte zgjedhur që ta niste ndërtimin Kishës Ortodokse serbe në oborr të Universitetit të Prishtinës, e cila edhe sot për shumicën shqiptare është një objekt që ua kujton atë regjim që në fund tentoi ta spastronte etnikisht Kosovën.

Është një kishë e dhunshme.

Në vënien e gur-themelit të saj madje kishte marrë pjesë edhe Arakni, një nga kriminelët e afërt shumë me regjimin e Milloshevicit.

Por çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës? Çka për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë? Çka paraqet kjo kishë për Universitetin e Prishtinë, institucionet të cilit ia ka marrë mbi 4 hektarë? Sa është religjion e sa politikë historia për këtë kishë dhe pronat tjera ortodokse serbe në vend?

Dokumentari i plotë, këtu!

Janë këto disa nga pyetjet kanë marrë përgjigje, në dokumentarin 50 minutësh të InDoks. Një hulumtim që tregon si kishte nisur ndërtimi i saj, e deri tek ditët e sotme, që vazhdon të jetë sërish problem i madh.

Për herë të parë InDoks, ka shfaqur edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to.

Për dokumentarin “Kisha e dhunshme e regjimit”, kanë dhënë rrëfime historianë, politikanë, zyrtarë e dhe janë shfaqur pamje të papara më herët.

Përkundër që ndarjet për kishën e kohës së regjimit të Milloshevicit në mes të krerëve fetarë e drejtuesve shqiptarë janë të mëdha – ata i bashkon një gjë: që të gjithë po mundohen të gjejnë një zgjidhje edhe pse e pranojnë që shpresa për ta rritur atë  po zbehet çdo ditë.

Beteja me propagandë

Para disa viteve, dy xhihadistë që më vonë ishin shpallur të vrarë si luftëtarë të ISIS-it, LavdrimMuhaxheri dhe Namani, kishin realizuar një video, teksa flisnin kundër Katedrales “Nënë Tereza”, në qendër të Prishtinës.

Por si me regji ata kishin zgjedhur që në prapavijë ta kishin Kishën Ortodokse Serbe. Ajo video ishte realizuar një vit para se situata në Siri e Irak të eskalonte dhe mbi 300 kosovarë u të përfshiheshin në xhihad.

              Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti i deklaruar i vrarë në luftën e ISIS-it në Siri

Kjo lidhje e xhidhadistve ishte përdorur me masivitet nga një dokumentarist serb në dokumentarin “Kosova, një moment në civilizim”.

Aty ishte portrezituar shkatërrimi i kishave serbe, si “projekt për zhdukjen e serbëve nga Kosova”.

Por, cila është e vërteta tjetër rreth një kishe që më shumë se sa objekt fetar, është një objekt i politikës?

InDoks ka biseduar me doktorin e trashëgimisë kulturore, Qazim Namani për vlerat e këtij objekti.

“Kisha nuk ka vlera historike. Dihet që është ndërtuar me masa të dhunshme dhe gjithashtu është ndërtuar në pronën e Universitetit. Në planet rregullative urbane të Prishtinës, së viteve 70-ta dhe 60-ta, janë ndarë disa hektarë për nevoja të Universitetit. Mirëpo, pas humbjes së autonomisë, në vitin 1989 dhe me ardhjen e masave të dhunshme në vitin 1990, merret vendimi për ndërrimin e infrastrukturës urbanistike në Universitetin e Prishtinës. Pas këtij vendimi, menjëherë në vitin 1990, në nëntor të atij viti, fillojnë masat e dhunshme në UP dhe në vitin 1991, ndërrohet komplet udhëheqja në Universitetin e Prishtinës dhe në krye të këtij institucioni vjen RadiojBabovici”, ka rrëfyer Namani.

Në këtë kohë nëekzekutivin e Komunës së atëhershme të Prishtinës kishte edhe shqiptarë. Siç ishte Hamdi Vraniqi.

InDoks, ka shpalosur një dokument, mbi këtë arsyetim, që Kisha Ortodokse e ka përdorur për të marrë ligjërisht pronën e UP-së.

Historiani Namani, ka treguar se a kanë pasur fuqi në atë kohë shqiptarët, për pengimin e vendimeve që janë marrë nga regjimi i Millosheviqit.

“Po normalisht që roli i shqiptarëve ka qenë vetëm nëpunës, duke punuar ende në masa të dhunshme. Vendimi i tyre kryesisht është bërë siç e cekëm më herët, duke e ndërruar planin urbanistik për Universitetin e Prishtinës. RadojoBabovici kishte bashkëpunim me Kishën Ortodokse serbe, pas ardhjes së tij në krye të UP-së, duke ia ndarë 4 hektarë tokë për ndërtimin e Kishës, pikërisht në Kampusin Universitar. Mendoj që ky ka qenë një bashkëpunim në mes Kishës dhe Universitetit dhe sic edhe ndodhi në vitin 1992, filloi edhe ndërtimi i kësaj Kishe”, ka thënë Namani.

Dokumentari i plotë, këtu!

Por, roli i shqiptarëve ka qenë shumë i vogël për të ndikuar në ato masa dhune, duke filluar prej protestave të vitit 1989-1990, shqiptarët kanë pasur një rol të vogël. Ata shqiptarë që kanë mbetur në institucione, për mendimin tim, kanë qenë të detyruar për të vënë nënshkrim. Pra, nuk ka pasur kurrfarë mundësie për të marrë masa parandaluese”, ka thënë Namani.

Mirëpo, me dëshirën e pa dëshirën e shqiptarëve. Me a po pa nënshkrimet e tyre formale, Kisha në oborrin e UP-së u bë realitet. Ajo vazhdoi të ndërtohej gati për një dekadë për tu ndërprerë në vitin 1999 kur edhe NATO bombardoi ish-Jugosllavinë. Nga atëherë e deri tash ka mbetur pothuajse në të njëjtën gjendje

Edhe sot, ajo shihet pos si kujtim i dhunës së Millosheviqit edhe si një vend për të pastrehë.
Me muaj të tërë një i pastrehë e kishte përdorur çatinë e Kishës, për vendstrehim.

Kisha Ortodokse serbe, për më shumë se një dekadë e gjysmë kishte mbetur pothuajse e harruar. Derisa historinë rreth saj e ngjalli një tentim i vitit 2015, i klerikëve ortodoks për renovimin e saj.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka treguar si kishin tentuar fshehurazi që të lyhen muret e Kishës, nga klerikët serbë.

Ka rrëfyer edhe momentin kur punimet e tyre ishin ndalur nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

“Po fillimisht disa klerikë ortodoksë kishin shkruar tek ai objekt, i cili është në zemrën e kampusit universitar, me arsyetimin se po pastrojmë rreth e rreth objektit, Për neve kjo nuk paraqitur ndonjë problem derisa sa kemi parë se ata kanë hyrë brenda dhe kanë filluar të bëjnë gëlqerosjen e mureve. Në momentin kur në një objekt bënë gëlqerosje, atëherë ai vend shndërrohet në vendpunishte. Ne me të drejtë dhe me një vendim të inspekcionit, i kemi ndalur punimet menjëherë. Kur kemi shkuar në vendngjarje kemi kërkuar dokumentacionin përkatës në bazë të cilit po bëhet renovimi, për shkak se për t’u bërë një renovim, për shkak se për t’u bërë një renovim së paku duhet të ketë një leje të ndërtimit, e pastaj të ketë leje për renovim”, ka thënë Tahiri.

Ai thotë se ata që kanë qenë të pranishëm aty, “fillimisht kanë rezistu për të dalur nga objekti dhe pastaj i kemi lajmëruar se ne jemi duke e zbatuar ligjin dhe në rast se nuk e mbyllin vendpunishten, ne do t’iu nxjerrim me polici jashtë dhe tek atëherë janë larguar dhe kanë ardhur në drejtorinë e inspeksionit, nuk kanë paraqitur asnjë dokument të vetëm për atë objekt. Ai objekt si cdo objekt tjetër, që ndërtohet ose rinovohet pa leje është mbyllur nga ana e inspeksionit dhe nuk lejohet që të zhvillohen ndërtime ilegale në Prishtinë. Jashtë dhe tek atëherë janë larguar dhe kanë ardhur ne drejtorinë e inspeksionit ku nuk kanë paraqitur asnjë dokument të vetëm më atë objekt edhe ia objektsiç do objekt tjetër, që ndërtohet ose rinovohet paleje është mbyllur nga ana e inspeksioni dhe nuk lejon që të zhvillohen ndërtime ilegale këtu në Prishtinë”, thotë Tahiri.

                                 Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës

As protesta e as veprimet e Komunës së Prishtinës nuk do ta bënin më të qartë situatën. Madje veç e komplikuan. Zyrtarët e Republikës së Serbisë po e përdoronin gjerësisht në politikë këtë akt tëndërprerjeje të punimeve.

Dhe krejt në fund, edhe pse duhej të ishte i pari, ishte shfaqur Universiteti i Prishtinës.

Ata kishin bërë një padi për kthimin në pronësi të mbi 4 hektarëve që tashmë me një vendim të masave të dhunshme e ka Kisha Serbe.

Për arsye krejt banale, të mos-pranimit të ftesës, në seancën e vendosjes UP-ja nuk kishte prezantuar në Gjykatë.

Edhe Gjykata e Shkalles së Dytë vendosi që ta hidhte poshtë padinë e UP-së, me çka ky institucion as sot e kësaj dite nuk e ka nën kontroll këtë hise toke që është në qendër të kampusit.

Dashamir Berxulli, Prorektor në UP për InDoks ka sqaruar pozicionin e menaxhmentit aktual të këtij institucioni karshi kësaj kishe.

“Qëndrimi aktual i menaxhmentit të UP-së, besoj e të gjithë studentëve dhe administratës dhe gjithë opinionit të gjerë publik e njeh çështjen dhe administrimin e pronës së tokës. Si pronë administrohet nga UP, tradicionalisht që nga themelimi i këtij institucioni, me vendim të Komunitetit të Kosovës. Qëndrimi është i pandryshueshëm dhe kjo tokë dhe kjo pronë duhet t’i takojë Universitetit të Prishtinës – të administrohet e lirë dhe e papenguar nga ky institucion. Këtë qëndrim përvec forumeve publike e kemi shprehur edhe me anë të padisë që është bërë me datën 29 nëntor të vitit 2017, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamenti i Përgjithshëm i Divizionit civil.
Personi i autorizuar kërkohet që të kthejë UP-së, në kadastrat përkatëse dhe të obligohet Komuna e Prishtinës dhe Kisha Ortodokse, që gjithashtu të kthejë pronën në administrim të Universitetit të Prishtinës, siç edhe ka qenë më herët. Sigurisht që ende nuk është marrë si duhet lënda në procedurë. Ka motive të ngarkuara apo arsye administrative dhe ne presim që për një kohë të shpejtë, të kemi reagim për këtë çështje dhe të vendoset në mënyrë sa më meritore të mundshme”, ka thënë Bërxhulli.

                               Dashamir Bërxulli, Prorektor i Universitetit të Prishtinës

Dokumentari i plotë, këtu!

Derisa UP-ja mungoi në gjyqin e parë, Bërxhulli thotë se në të dytin është përgatitur që ta fitojë këtë pronë.

“Fillimisht duhet të sqarojë padia e parë nuk është se ja kalonin pronën, dmth Kishës. Por, ka qenë një cështje që nuk është trajtuar dhe mosparaqitja e palës paditëse e cila ka qenë UP-ja, ka ndodhur në vjeshtë të vitit 2015, ku rektor nuk ka qenë profesor Marjan Dema dhe si e tillë nuk është. Sepse ka pasur keqkuptime në opinion se prona i mbetet Kishës Ortodokse dhe kjo nuk është e saktë. E vetmja gjë që ka ndodhur në atë kohë është se padia është hedhur poshtë dhe e tillë jo se prona definitivisht i mbetet Kishës Ortodokse. UP, me padinë e re që e ka bërë më 29 nëntor 2017, ka të drejtën dhe mundësinë që ta rikthejë çështjen në padi të bazuar në dokumente. Mendoj që çështja do të vendoset në mënyrë meritore dhe menaxhmenti aktual i UP-së do të vë në dispozicion çdo resurs, që çështja të definohet dhe UP ta merr pronën”, ka thënë Bërxulli.

Në padinë e re që e ka siguruar InDoks, UP-ja si fakt, pos tjerash përmend edhe një rregullore të UNMIK-ut që kishte hedhur poshtë të gjitha vendimet e marruara në kohën e regjimit të Millosheviqit e që ishin diskriminuese dhe ata pretendojnë që edhe kjo kishë hyn aty.

“Në fillim pas luftës mendoj që ka pasur gjasa po të kishin qenë të organizuar si duhet.  Gjatë  vitit 1999 e cila rregullore i hedh të pa vlershme të gjitha vendimet që merren për banesa, rregullorja e vitit 1999\24 dhe ajo 2000\ 59 gjithashtu i hedh të gjitha vendimet poshtë”, ka thënë historiani Namani.

“Këto në aspektin juridik ishin disa rregullore që shkojnë në favor të shqiptarëve ku kërkohet lirimi i hapësirave të uzurpuara në Universitetin e Prishtinës. Është me rëndësi të ceket që pas administratës së UNMIK-ut, udhëheqja për arsim në atë kohë MichealDack, kishte marrë vendim për lirimin e hapësirave të uzurpuara në Universitetin e Prishtinës. Dihet që një rast kishte qenë largimi i një familje rome, nga barakat që ishin ndërtuar brenda oborrit të Kampusit Universitar”, thotë Namani.

                                          QazimNamani, Doktor i trashëgimisë

 

Por, as Komuna e as universiteti duket që nuk e udhëhoqën mirëprocedurën për ta marrë nën kontroll këtë objekt. Arban Arbashi, një deputet aktual i LDK-së dhe ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Prishtinës kundër Shpend Ahmetit për InDoks ka pranuar që ta vlerësoj krejt këtë proces.

“Tash është shumë vështirë prej pozitës të deputeti të flas për vendime të gjykatës. Ato duhet të respektohen por unë mendoj që është dashur të punohet shumë më shume deri tek vendimi të sillen faktet të diskutohen të shihen veprimet edhe gjatë viteve 90-ta. Tani kemi një vendim të cilin duhet të respektuar nga gjithsecili.

Dokumentari i plotë, këtu!

Realisht aty qëndron problemi në deklaratën time të ma herët. Problem është se komuna nuk është marrë me këtë problem jo vetëm këtë problem por edhe problem tjera gjatë qeverisjes  ku është qeverisur nga Ahmeti. Kemi një karakterizim me mospunë, prandaj gjendemi si shoqëri para vendimeve të tilla. Tani mos puna e komunës të bijën vendime të tilla dhe është shumë vështirë të kthehet prapa”, ka thënë deputeti i LDK-së, Arban Abrashi.

Ai thotë që administrata e Shpend Ahemtit, që në mandatin e parë ishte në Vetëvendosje e tash është kryetar i PSD-së, thjesht e injoroi këtë problem.

“Realisht është problem. Është dashur të jetë shumë aktive edhe në raport me gjykatën dhe akterëtrelevantë duke përfshirë edhe BE-në në këtë proces më seriozisht. Por me atë që e kam parë dhe cka kamë dëgjuar nga tjerët që janë marrë me këtë punë ka pasur një mos interesim total për problemet, si ndaj këtij problemi por edhe për probleme tjera”, ka shtuar Abrashi

Ai e sheh situatën të pashpresë, derisa të kundërtën e thonë palët e tjera.

“Mos puna e tyre dhe qasja popullsite nuk e kanë marrë seriozisht me problemin nuk e kanë trajtu ashtu siç duhet por vetëm në raport me publikun dhe kemi një rezultat që e kemi sot një vendim të gjykatës që është shumë vështirë me lufu, por duhet me respektu”, thotë Abrashi.

Në Deçan, në kërkim të përgjigjeve

Në kërkim të përgjigjeve për Kishën Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së InDoks kishte udhëtuar në Deçan. Derisa problemi me Kishën Ortodokse atje është pak më ndryshe e përbashkëta është që si në rastin e saj në oborrin e UP-së ekzistojnë vendime gjyqesh e ligje që po e pengojnë Komunën e Deçanit që ti realizojë projektet e saja.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar si nuk po  mundet që t’ua dërgoj rrugën banorëve në zonat e thella e as të hapë rrugë për turizëm. Pengesë për një gjë të tillë, po vazhdon të jetë Manastiri i Deçanit.

“Po është një problem që e ka gjenzën më herët.Manastiri i Deçani apo ata serb në Deçan, që është kategori Kushtetuese dhe ligjore e ka një zonë të veçantë për rreth manastirit që është  e që është e mbrojtur me ligjin për zona të veçanta. A ka qenë e drejtë apo jo është praktikë ligji nuk po du me e lëshu në vlerësime për ligjin, pasi është votuar në vitin 2008 , diku më 20 shkurt të atij viti, pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë nga parlamenti I Kosovës. Neve na ka bërë të pamundur arritjen e disa objektivave si komunë e Deçanit.
E para është në një rrugë e që është ekzistuese edhe para manastirit edhe jetës së manastirit ka qenë në funksion të komunës së Deçanit, edhe për qarkullim të mallrave banorëve dhe për resurset dhe për potencialin ekonomik që e ka komuna e Deçanit. Kur kemi filluar me ndërtu këtë kur kemi shfaq interes për me e formu këtë rrugë që shkon drejt bjeshkës së Belegut dhe bjeshkëve të tjera të komunës së Deçanit, atëherë kemi hasur në pengesë se janë disa dispozitat ligjore që ky ligj i parasheh që nuk lejohen që brena zonës nuk lejohet që të shtrohet asfalt rreth 5 kilometra sa e kishim paraparë”, thotë ai.

Ramosaj po shprehet i bindur që ndërtimi i kësaj rruge as nuk do ta prishë hijeshinë e manastirit e as nuk do ta rrezikojë sigurinë e tij.

Dokumentari i plotë, këtu!

“Këtë kemi dashur që t’ua shpjegojmë shumë faktorëve relevantë në Kosovë. Jemi munduar që t’ua shpjegojmë edhe Atit Sava, dhe në ndërkohë nuk është se kemi hasur në mirëkuptim. Ai ka qenë i fokusuar për ta mbrojtur atë që me ligj iu ka dhënë me ato norma. Kurse, ne nuk jemi duke bërë ndërtimin e rrugës, por jemi duke e ndërtuar rrugën ekzistuese. Nuk e rrezikon përkundrazi ia shton vlerën e këtij manastiri. Jemi shumë të vetëdijshëm se manastiri i Deçanit, është vlerë e këtij vendi dhe një rrugë nëse bjen në trasenë që ekziston me shekuj e shekuj, nuk e pengon as Manastirin e askënd tjetër. Por, derisa kjo çështje të zgjidhet, ne kemi vazhduar me punime në këto rrugë”, ka thënë Ramosaj.

Për Ramosajn, pengesat që po bënë kleri i Manastirit, për ndërtimin e rrugës është veç një presion nga Beogradi.

                                  Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit

“Jo unë kam qenë kam vizituar dy herë manastirin e Deçanit në kohën e festive. Iu kam bërë thirrje që ata të jenë më bashkëpunues. Kam bërë me dije që Manastiri i Deçanit,  do të jetë këtu gjithmonë dhe populli i Deçanit, do të jetë këtu gjithmonë edhe kur politika do të ndryshojë”, ka thënë Ramosaj.

Rrugës për ta kuptuar këtë problem, InDoks ka vizituar Manastirin e Deçanit. Na priti drejtuesi i saj, Ati Sava Janjic me një bashkëpunëtor të tij. Ata nuk pranuan që të flasin par kamerës as për problemin me komunën e Deçanit e as me atë të Prishtinës dhe Universitetin e Prishtinës.

Pos që Ati Sava thotë që qëndrimet janë të pandryshuara aktualisht: as rruga në Deçan nuk do të ndërtohet e as prona nuk do ti kthehet UP-së. Madje, thotë që planet janë që Kisha që nisi nën regjimin e Millosheviqit të përfundohet dhe të fillojnë shërbesat në të.

Ky manastir që u ndërtua afro 7 shekuj më herët është i ruajtur mirë. Ekipit të InDoks i është lejuar që të gjirojë pamje brenda tij.

Ati Sava madje ka lejuar që të filmohet për herë të parë një varr që mban një mumje qindra vjeçare të vjetër, që pretendojnë se është një drejtuesi tëMbretërisë së Rashkës. Ata besojnë që nuk u mumjifikua nga dora e njeriut.

E përveç këtyre dy objekteve që ose janë problem në vete, ose shkaktojnë problem për të tjerët, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë zotëron edhe objekte të tjera.

InDoks ka sjellë një listë të këtyre objekteve, që përgjatë historisë më të re kanë ditur që të bëhen problematike.

Por, edhe historianët nuk janë krejt të prerë se janë saktë serbe, apo u përvetësuan nga ta kur u krijua Mbretëria e Rashkës.

E gjatë bisedës me Atin Sava, që nuk pajtohej assesi që të flasë para kamerës, bënë të kuptosh edhe një herë që problemi me kishën në oborrin e UP-së do të vazhdojë edhe gjatë.

“Në mësimet ortodokse, një objekt që niset për kishë, nuk mund ti ndërrohet destinomi, siç mund të ndodh tek kishat katolike që mund të bëhen muze ose salla koncertesh të muzikës klasike”, thotë Ati Sava.

                               Ati Sava Janjiç, drejtues i Manastirit të Deçanit

A mund të largohet Kisha nga UP-ja?

Kur Kisha në Prishtinë, u ndërtua madje u vendos edhe kryqi në të, që shkon saktë me atë që po thotë Ati Sava: që objekti është i destinuar veç për kishë ortodokse serbe.

Por, në UP janë të bindur që një gjë e tillë mund të bëhet. Edhe pse ata nuk pranojnë të zbulojnë se cili është plani i tyre për Kishën, është e sigurt që nuk është që ajo të funksionalizimet për shërbesa fetare.

“Nuk mund të hyjë në detaje të tilla deri tani nuk jam. Do të përmendeshin në raport me këtë drejtim, e para është kthim i pronës nën administrimin e UP-së. Çështjet tjera, janë çështje tjera, dhe do ua lëmë kohës. Po iu garantoj që UP do të ndërmerr vendimin e duhur në kohën e duhur për këtë çështje. Sigurisht prona do të jetë në shërbim të studentëve dhe të atij misioni dhe vizioni, për të cilën është thirrur UP-ja. Dua të them se UP, është universitet i vlerave e jo universitet i diskriminimit apo elemteve tjera. Ka identitet dhe në këtë mënyrë iu takon të gjitha palëve dhe pasi është i tillë, i takon në mënyrë meritore të administrojë pronën. Besoj fuqishëm se do ta arrijmë këtë nga aty e tutje dhe do të shikojmë se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë prorektori i UP-së, Dashamir Bërxulli.

Dokumentari i plotë, këtu!

Doktori i trashëgimisë, QazimNamani thotë që kjo Kishë në fakt ishte pjesë e një projekti më ogurzi.

“Po meqenëse unë nuk i përkas fushës së aspektit legjislativ dhe fushave juridike, nuk mund të them diçka, pasi po e ceku: kanë qenë rregulloret në favor tonin që kanë mundur të zbatohen. Se si kanë shkuar procedurat e mëvonshme atëherë unë nuk mund të flas. As nuk di nga aspekti logjik, se si duhet të jetë ajo pjesë. Është paraparë qysh në vitet e 70-ta, të jetë kompleks universitar. Mos të harrojmë, serbët pas masave të dhunshme kanë pasur në plan që në qendër të Prishtinës, të formojnë qendër të madhe kishtare dhe Kishën në atë kohë e kanë quajtur, HeranHispasta. Më vonë e kanë filluar edhe ndërtimin e objekteve të banimit personel të ndryshëm dhe papa të ndryshëm. Objekti është quajtur “Samstan””, ka thënë historiani Namani.

Namani beson që historikisht kjo Kishë është në vendin e gabuar.

“Po, nëse i referohemi burimeve historike, unë mund të them se: ne nuk kemi njohuri për ndonjë Kishë serbe në Prishtinë. Ekzistojnë burime për ekzistimin e dy Kishave katolike dhe Kisha e Shën Kollit, që mendojmë që dy ato Kisha, kanë qenë dy xhami perandorake në Prishtinë. Xhaminë e madhe dhe të gurit më vonë. Në mesjetën e vonë ka qenë Kisha Ortodokse, Kisha e Shën Nikollës që po ashtu është vepër e shqiptarëve dhe e kanë ndërtuar shqiptarët. Gdhendjet në ato Kisha, kanë qenë në shqip. Nga përvoja ime në teren, si intervista”, u shpreh historiani.

Duket pak radikale, por propozimi i tij që Kish dhe objektet e tjera që nuk janë për student duhet të e largojnë nga kampusi. Thotë që ashtu propozoi edhe UNMIKU-u, por dukshëm nuk u shfrytëzua shansi.

Edhe Komuna e Prishtinës është e prerë rreth kësaj kishe. Por, pak faj, pse nuk po zgjidhet çështja e kishës i hedh Qeverisë Qendrore.

“Ne atë objekt sikur çdo objekt tjetër pa leje në Prishtinë. Kjo nuk ka të bëjë fare me çështje fetare apo etnike. Mirëpo, nuk mund të lejojmë që në zemër të Prishtinës, të bëhen ndërtime pa leje”, ka thënë Adonis Tahiri

“Po të gjitha këto detaje siç e thashë të cilat përcaktohet nga udhëzimet administrative që dalin nga ministria aty përcaktohet çfarë ndodh me një objekt. Në rast se askush nuk aplikon për leje për të ose çfarëndodh me një objekt i cili është i ndërtuar po është në kundërshtim me planin aktual rregullues ose planin urbanistik të kryeqyteti të gjitha këto detaje do të merren vesh kur ti kemi udhëzimet administrative nga ana e  ministrisë dhe në sikur komunë do të qëndrojmë para atij para atyre udhëzimeve që të zbatojmë me përpikëri pa asnjë diskriminim as pozitiv dhe as negative  për askënd”, shtoi Tahiri.

Jo vetëm veprimet e këtyre ish-xhihadistëve, LavdrimMuhaxheri dhe Namani, por edhe veprimet e artistëve ishin konsumuar si akte politike nga ana e zyrtarëve në Serbi.

Kënga “E dehur” e Era Istrefit, një artiste që së fundi është bërë e famshme në pop-muzikën ndërkombëtare kishte nxitur shumë reagime.

Për këtë këngë IvicaDaciq, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pati thënë se ky objekt fetar serb është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.

Dokumentari i plotë, këtu!

Vendimet e gjyqeve raportimet mediale herë të drejta  e herë jo krejt të sakta, plus përfshirja e politikës një këtë histori për pretendentin për pronësi mbi tokën ku ekziston që nga viti 1992 kjo kishë, Universitet i Prishtinës thotë se e kanë komplikuar situatën. Por kanë edhe një shpresë.

“Po mendoj në përgjithësi e dëmton krejt çështjen në kuptimin e drejtësisë. Drejtësia do ta thotë fjalën e vetë në bazë të fakteve. Besoj fuqishëm në këtë drejtim dhe në drejtësinë e Kosovës, ka ndikuar fakti që ka shumë keqkuptime se çfarë do të duhej të jetë roli i menaxhmentit aktual të Kishës dhe nuk të dalë jashtë vendimit të Gjykatës. Aty ka shumë obligime që të jetë në krye të detyrës për ta ngritur zëri dhe për çështje të tjera që ka të bëjë me pronën e UP-së. Dhe në përmasimin e shërbimeve për të lejuar rolin e vetë ashtu siç i takon një universiteti në shekullin 21. Sigurisht që do ta ngreh zërin dhe do të përpiqemi që çdo keqkuptim dhe keqperceptim. Kjo gjë e ka dëmtuar procesin dhe e ka vendosur menaxhmentin në një presion dhe gjithashtu ka krijuar keqkuptime ku njerëzit kanë pasur pakënaqësi sa i përket drejtësisë. Mendoj ajo do të vendosë në favor tonë. E drejta është në favor të studentëve dhe profesorëve”, ka thënë prorektori i UP-së.

Që nga fillimi i ndërtimit të Kishës, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi.

Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët.

E komplikuar me ligje e vendime. E përdorur e keqpërdorur nga politikanët e të dyja vendeve, Republikës së Serbisë e Republikës së Kosovës.

E njëjta as nuk mund të ndërtohet e të bëhet kishë funksionale aktualisht, dhe shkatërrimi i saj do të nxiste reagime të aspra nga ana serbe. Një e ardhme e pasigurt për të, pos që me siguri dihet që do të jetë edhe gjatë një arenë përplasjesh me letra e deklarata.

Kisha Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së për aq gjatë sa do të jetë aty do të mbetet vec një kujtim i një regjimi kriminal. Një kishë e dhunshme në zemër të Prishtinës.

Dokumentari i plotë, këtu!

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimit

InDoks | Kisha e dhunshme e regjimitQë nga fillimi i ndërtimit të kësaj kishe, ajo ishte një njollë e zezë e historisë së këtij vendi. Më shumë ishte politike se sa fetare. E urryer nga shqiptarët, e parë me admirim nga serbët.Por, cila është e vërteta tjetër e Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e UP-së? Çka është ky objekt për liderët aktual serb të kishës, për politikanët e dy shteteve, Kosovës e Serbisë, e çka paraqet kjo kishë për Universitetin, institucionet të cilit ia ka marrë mbi 4 hektarë?Janë këto disa nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar 50 minutësh të InDoks me autor Visar Duriqi, por dhe shumë pyetje të tjera ngritën në këtë hulumtim.Për herë të parë #InDoks shfaq edhe disa nga gjërat që i ruan kisha ortodokse serbe brenda që nuk i lejohet publikut të ketë qasje në to- pamje të transmetuara kurrë më parë.LIVE në RTV Dukagjini dhe në Insajderi.

Posted by InDoks on Sunday, 20 January 2019