Historia e hebrenjve që gjetën strehë në Kosovë

Rreth 550 hebrenj kishin gjetur dyert e hapura të  familjeve kosovare për tu strehuar gjatë Luftë së Dytë Botërore, në kohën kur përndiqeshin nga ushtria gjermane, në vitet 1939 – 1945.

Historia e hebrenjve që gjetën strehë në Kosovë

Familja e Sadik Sadikut nga fshati Novosellë i Komunes se Bujanovcit, kishte strehuar hebre në shtëpinë e tij. Ahmet Kohen dhe gruaja e tij, kishin qenë”mysafirë” në shtëpinë e Sadikut.

Për zemërgjerësinë dhe misionin e Sadikut për mbrojtjen e hebrenjëve, na ka rrëfyer profesori, Qazim Namani.

Në një intervistë  për Gazetën Insajderi, Namani ka treguar për hebrenjtë që kanë ardhur në Kosovë dhe kanë vazhduar të jetojnë këtu.

“Është edhe një familje e Sadik Sadikut i lindur në fshatin Novosellë Komuna e Bujaonvcit i cili strehon një hebrenj të ri që ishte martuar me një serbe me një vajzë të një ushtaraku serbë në Leskovc”, ka treguar Namani për Insajderin.

Për ta ruajtur besnikërinë e tij, Sadiku ia kishte ndërruar emrin, Ahim Kohenit. Ai e kishte quajtur “Muhamet”. Më pastaj me ndihmën e Sadikut ai kishte shkuar në Shqipëri.

“Është shumë interesant rrugëtimi se si e shpëton dhe e mban në familje dhe si e largon në Shqipëri që ajo familje ma vonë ka jetu në Amerikë dhe e viziton Sadikun familjen e Sadikut dy herë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka rrëfyer Namani.

Sipas profesorit Namani vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore mendohet se 550 hebrenj kanë ardhur në Kosovë, ku shumica prej tyre ishin deportuar për në Shqipëri

“Gjatë luftës së dytë botërore mendohet se gjithsej ka pas rreth 550 hebrenj të cilët kryesisht pastaj janë deportuar në Shqipëri ka të dhëna burimore dhe statika se në vitin 1942 kanë shkuar 84 familje në Shqipëri dhe 87 individë pastaj ka vazhduar edhe vala tjetër kryesisht hebrenj që kanë jetuar në Kosovë kanë kaluar në Shqipëri dhe pjesa dërmuese e tyre i kanë mbiejtu luftës dhe kanë jetuar në vende tjera të perëndimit”, thënë  për Insajderin Namani.

Jeta e hebrenjve në  Kosovë  

Gjurmët e këtij komuniteti kanë mbetur në Kosovë edhe pas Luftë së Dytë Botërore. Në  qytetin e Prishtinës është lagjja Tophane ku kanë jetuar më së shumti hebrenj. Me ç’rast edhe në qendër të  Prishtinës një rrugë mban emrin e një  hebru.

Përveç Prishtinës është edhe qyteti historik i Prizrenit, aty ku aktualisht jetojnë rreth 60 hebrenj.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prizrenit, Ehat Oreshka në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar për bashkë jetesën e hebrenjve në Prizren.

“Në Prizren e dimë që jetojnë edhe komuniteti hebraik dhe nëse nuk gabojë rreth 60 persona, janë që i takojnë komunitetit hebraik sa i përket, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në mes komunitetit hebraik dhe të gjithëve neve këtu domethënë që është në nivel shumë të lartë, nuk kemi ndonjë problem, bashkëjetesa është në nivel të lartë”, ka treguar Oreshka për Insajderin.

Oreshka po ashtu ka treguar për Insajderin se një pronë  e cila është në pronësi të komunës i është  dhënë këtij komuniteti për shfrytëzim afatgjatë.

“Po sa i përket qendrës kulturore hebraike në Prizren, Komuna e Prizrenit në vitin 2016 ka dhanë në shfrytëzim afatgjatë pronën komunale të Prizrenit në shfrytëzim të qendrës hebraike”, ka thënë  Oreshka. /Insajderi.com