Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Gjykatës në Gjilan

Një kallëzim penal për keqpërdorim detyre dhe legalizim të përmbajtjes së rreme është dorëzuar ndaj Afrim Shalës, ish-ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Një qytetar nga Skenderaj pretendon se Shala, e njohu një dokument të një gjykate të huaj, për shkurorëzim nga bashkëshortja e tij shtetase gjermane, të cilin dokument ai e konsideron falc. Kallëzimi të cilin e ka siguruar Insajderi përfshin edhe një zyrtar të gjendjes civile dhe personin që lidhi martesë me shtetasen gjermane.

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Gjykatës në Gjilan

Gëzim Shala nga fshati Runik i Skenderajt ka bërë kallëzim penal ndaj Afrim Shalës, ish-ushtruesit të kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Fatlum Arifajt zyrtar i gjendjes civile në Cernicë të Gjilanit, dhe Vezir Mehmetit.

Sipas kallëximit penal në dhjetor të vitit 2017, shtetasja gjermane Georgia Trainkovski, e cila është në lidhje martesore me Gëzim Shalën, ka lidhur një martesë të dytë me Vezir Mehmetin nga Cernica e Gjilanit.

Shala pretendon se gjykatësi Shala, e njohu një dokument të një gjykate të huaje të cilin ai e konsideron falco. Shala tash është gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

Sipas kallëzimit penal që e ka siguruar Insajderi, me 18 dhjetor të vitit 2017 në bazë “të kinse” propozimit të bashkëshortes së ankuesit ka bërë njohjen e vendimit të gjykatës së huaj pa pranin e asnjërit bashkëshort si dhe të autorizuarit të tyre.

“Mbi bazën e këtij propozimi kinse të nënshkruar dhe dorëzuar nga vet propozuaesja në këtë rast bashkëshortja e ankuesit UD I kryetarit rë Gjykatës Themelore në Gjilan ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së huaj edhe pse për këtë nuk ka qenë kompetente gjykata themelore në Gjilan për faktin se martesa e bashkëshortëve është lidhur në fshatin Runik komuna Skenderaj, në vendbanimin e ankuesit dhe se kompetente për këtë rast është gjykatë themelore në Skenderaj”, thuhet në kallëzimin penal.

Sipas kallëzimit penal vendimi i lëshuar në procedurë jo të rregullt dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore është bërë i plotëfuqishëm dhe të njëjtin vendim personat e implikuar në rast kanë tentuar të regjistroj në zyren e gjendjes civile në Cernicë të Gjilanit.

Shala kërkon ndjekjen penale të Afrim Shalës me pretendimin se ai ka keqpërdorur detyrën dhe se i njëjti ka bërë legalizimin e përmbajtjes së rremë.

Bazuar në këtë kallëzim penal, prokuroria ka nisur hetimet ndaj Shalës. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

“Prokuroria Themelore e Gjilanit është duke kryer hetime kundër këtyre këtyre personave”, ka thënë Maloku.

Përveç ish-kryetarit të gjykatës pjesë e kallëzimit penal janë edhe zyrtari i gjendjes civile në Cërnicë, Fatlum Arifaj.

Sipas këtij kallëzimi me datën 22 dhjetor të vitit 2017, ky zyrtar përkundër që në sisitem të gjendjes civile ka ekzistuar martesa në mes të ankuesit dhe shteases gjermane Georgia Trajnkovski, ka regjistruar martesën mes Vezir Mehmetit dhe shtetases gjermane.

Gëzim Shala përmes këtij kallëzimi kërkon ndjekjen penale për Arifajn me pretendimin ka kryer veprat keqpërdorim i detyrës zyrtare, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mundësim i lidhjes së martesës së kundërligjshme.

Personi i tretë ndaj të cilit është ngritur kallëximi penal është Vezir Mehmeti, i cili sipas dokumentit të siguruar Insajderi “me qëllim të realizimit të një të drejte e cila nuk i takon ka tentuar të llidh martesë me personin i cili më parë dhe tani ka të lidhur martesë me ankuesin”.

Shala ka dorëzuar këtë kallëzim penal me 15 shkurt të këtij viti në Prokuorinë Themelore në Gjilan nga e cila ka kërkuar të zhvillohen hetime dhe të ngritet aktakuzë. /Insajderi.com