Azem e Hysni Syla dhe vëllai i Remit zhvaten pasurinë e milionerit nga Prishtina

Kapitali familjar i “F”-së peshonte hiq më pak se 1.2 milion euro. Por, ai sot nuk ka asgjë pos një kafeneje qymez tek Komuna e Prishtinës. Shtëpi, lokal, toka, e para kanë përfunduar në pronësi të njerëzve të Azem Sylës i njohur si “Daja i madh”, djalit të axhës së tij, Hysni Syla, i njohur si “Daja i vogël” dhe në xhepat e vëllait të Rrustem Mustafës, Bedriut. Pos kërcënimeve me jetë, “F”-ja ka rënë në grackën e një vajze. Është incizuar duke bërë seks me të. Me këtë video, është provuar që të detyrohet të nënshkruaj shitblerjen e një toke me çmimin e përcaktuar nga “Daja i vogël”. Insajderi sjell me vazhdime hulumtimin për haraçin dhe fajdetë e njerëzve të fuqishëm.