Përgjimet për Fajde – Dalladaku: Pse po implikohet Kadri Veseli, po vjen situata mu ballafaqu ai?

Gazeta Insajderi ka siguruar përgjimet lidhur me skandalin e fajdeve në të cilin janë të përfshirë të dyshuarit Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi, Ekrem Lika dhe viktima në këtë rast biznesmeni Faton Dalladaku. Në përgjime përmenden si të përfshirë në ryshfet edhe Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti. Në njërën nga bisedat Dalladaku e pyet Rexhepin se pse implikohet Kadri Veseli, ndërkohë që ai i përgjigjet se “ky nuk donë mu identifiku”. Rexhepi mandej i bënë be Dalladakun se Kadri Veseli i kishte thënë se spitali është i tij. “pasha një zot tha le ta din 500% sigurt që spitali është i tij”.

Përgjimet për Fajde – Dalladaku: Pse po implikohet Kadri Veseli, po vjen situata mu ballafaqu ai?

Biznesmeni Faton Dalladaku, dëshironte ta merrte në pronësi të spitalit të zemrës brenda QKUK-së në Prishtinë, por për këtë i ishin kërkuar miliona euro, nga grupi i dyshuar për fajde.

Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi dhe Ekrem Lika ishin personat me të cilët Dalladaku mbante kontakte të vazhdueshme, për ta marrë pronësinë e spitalit, i cili gjendet afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili është në pronësi të Ekrem Llukës dhe Zhan Mitrevës, shtetas maqedonas.

Përgjimet nga këto takime mes tyre i ka siguruar Insajderi.

Përmes tyre dëshmohet se si për gjatë katër muajve, Dalladaku zhvillon takime me ta, i kërkoheshin para për ta nënshkruar kontratën për blerjen e spitalit të zemrës brenda QKUK-së. Në bisedat e tyre përmenden edhe Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, si persona të cilët qëndronin pas kësaj pune dhe që garantonin se Dalladaku do ta merrte spitalin.

Në një takim të datës 14 shkurt të vitit 2012, të Faton Dalladaku i ankohet Kadri Rexhepit se si Rrahim Hashimi, nuk po i lajmërohej atij në telefon, as nuk po ia kthente paratë.

Në këtë biseda dëgjohet Dalladaku duke i kërkuar Rexhepit ta siguronte se paret që ia ka dhënë Hashimit nuk do të humbnin dhe se shpejt do të nënshkruante kontratën për pronësinë e spitalit.

Kadri Rexhepi: Faton e di mos e prek kryet o Faton, se tybe n’kofsh tu hjek ma shumë se unë, unë veç diçka po du met lut për nesër. Vijmë na qitu qe, t’thirrmi, pi thirrmi edhe të tjerët, cakto ti një kapak, thuj o burra, që nuk bahet deri, unë e di jeni munu anej knej, i du mjetet e mija qe jemi marrë vesh të dyfishime edhe pikë.

Faton Dalladaku: Po a u murrum vesh bre 100 herë.

Kadri Rexhepi: O Faton ngom bre o Faton, se mu dy tri herë um kanë than, ngo Faton ti je tu mendu po ti e din bre aj çfare pisi është bre, a e njeh at pis ti veç kallxom?

Faton Dalladaku: Jo se njoh unë, le ata, mu s’um intereson ajo.

Kadri Rexhepi: Jo veç diçka po du me të than, që munet tjetërkush me marr a qe munet ai me gzu ai le t’ma shkerdhej nanën krejt dynjaja, po ai viqi, viqi, viqi, viqi, edhe këta jam tu ja *** nanën tu e dredh pak. Unë sot ju kom than atyne qe qikjo nuk shkon qeshtu a merr vesh, thash është mirë me i dhanë ai fund pak hesapeve. Faton…

Faton Dalladaku: Së pari, paret janë marrë që është puna e kryme

Kadri Rexhepi: E di, e di ata, krejt i di unë

Faton Dalladaku: S’ka tash mu afate ç’afate.

Kadri Rexhepi: Ti duhesh, po ti thuja qito bre nesër, ngo ti Kadrijen

Faton Dalladaku: T’kom than ne 100 herë me ty kam punë, se thirri më asnihere Rrahimin, unë Rrahimin se njoh, as se kom njofto, ti ma ke prezantua, më ke thanë unë po garantoj për ta edhe mi jep paret.

Kadri Rexhepi: Ja vallahi, ngo çka po të thom.

Faton Dalladaku: Unë Rrahimin se njoh

Kadri Rexhepi: Veç diçka po du me të thanë Faton, qy çka po të thom, sa për që t’shkon menja, ngom, ngom që t’i han njeti

Faton Dalladaku: Jo jo, kadal kadal

Kadri Rexhepi: Jo veç qita po du me t’than, unë pasha një zot të garantoj me krejt dynjanë çka ekzistojnë

Faton Dalladaku: Dëgjo, garantomë ti po tek se i ke marrë paret ti edhe ja ke dhon atij, domethënë ki njëfarë besimi. Unë thjesht po du me dite prej Kadri Rexhepit, mi qel njëherë kartat çka është puna bre burrë? Nuk është kjo jo t’thirri, jo s’t’thirri, krejt këto janë jo serioze për ty edhe për mu. Çelu njëherë se jam dashamir i yti, je dashamir i jemi”, i thotë Dalladaku, Rexhepit.

Biseda vazhdon duke i thënë Rexhepi, Dalladakut se ka folur me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin dhe se spitali do të jetë i tij.

Kadri Rexhepi: … qaj spital me dal në dorë tjetër, aq ma tepër se Xhaviti është, po tha Fatoni sun kish punu kurgja. O Xhavit thash, e kjart është unë e di që s’ka çka munet, po thash njeri po donë me ditë, i tregon Rexhepi Dalladakun bisedën që thotë se e ka bërë me Halitin.

Në këtë video incizime, dëgjohet Rexhepi duke thotë se Veseli ia ka dhënë besën se çështja e spitalit do të përfundojë në favor të Dalladakut.

Kadri Rexhepi: Kadri Veseli, pa ja q*** diqysh nanën nuk e le, besën na e ka dhanë, tha pa asni t’keqe, pa asni kurgjo hiq, tha ka mu kry, pa asni t’keqe

Faton Dalladaku: Po çka u ba tashti, pse po implikohet Kadri Veseli, po vjen situata mu ballafaqu ai?, e pyet Dalladaku Rexhepin.

Kadri Rexhepi: Kqyre, se di, nuk, ngom ti i kupton ti do gjana ma masanej, oooo bre Faton bre, ky nuk donë mu identifiku me do hesape a po m’dëgjon, ky munet edhe në të ardhmen ka me të ndihmu në çdo pikëpamje.

Në fund të kësaj bisede ata të dy pajtohen që të takohen të nesërmen për nënshkrim të kontratës, së bashku me Rrahim Hashimin.

Kadri Rexhepi: Qishtu Faton, në ora 1 e 30 në kofshim gjallë e rahat, në zyre te ti jemi, hajde Faton edhe nihere, hajde mos e mundo veten

Faton Dalladaku: Po shohim

Kadri Rexhepi: Hajde bonu edhe pak i, unë e di që vështir e ki, edhe pak edhe pak edhe pak. Fort vështir e ki. Faton hajde natën e mirë

Faton Dalladaku: Natën e mirë.

Të nesërmen, Rexhepi nuk i shkon në takim ashtu siç kishte premtuar. Por gjatë një takimi tjetër Rexhepi e siguron Dalladakun se Hashimi do të jetë në ora 13:30 në zyret e tij.

Sipas video incizimeve të cilat i ka siguruar Insajderi, ky takim nuk është zhvilluar.

Faton Dalladaku: E çka po ndodh tash, 1 e 30 thatë që po vini te unë në zyre. Deri kur duhet me prit Rrahimi me mu lajmëru?

Kadri Rexhepi: A?

Faton Dalladaku: A me prit Rrahimi me mu lajmëru?

Kadri Rexhepi: Po, po, po

Dalladaku pyet Rexhepin nëse ka biseduar sërish me Kadri Veselin

Faton Dalladaku: Kadri Veseli, çka tha sot

Kadri Rexhepi: Qysh?

Faton Dalladaku: Kadri Veseli, çka tha sot, a u takove me të?

Kadri Rexhepi: Po, po bre, pasha një zot tha le ta din 500% sigurt që spitali është i tij, edhe diçka.

Gazeta Insajderi ditëve në vazhdim do të publikojë edhe bisedat tjera në mes këtij grupi.