Sadak e Alli – Heronjët që shpëtuan jetë në Shqipëri

Reportazh

Njomza Salihi

Sadak e Alli – Heronjët që shpëtuan jetë në Shqipëri

Vendqëndrimi i tyre i zakonshëm është brenda kazermës te Forcës së Sigurisë në Pomozotinë.

Por, jo gjithmonë dy nga qentë e FSK-së e kanë ambientin kaq komod.

Çdo ditë ata stërvitën jashtë, pavarësisht kushteve atmosferike.

Madje kanë edhe vendin e veçantë për ushtrime.

Por më rëndë se kaq Sadak dhe Alli e kanë kur marrin pjesë në ndonjë operacion të kërkim-shpëtimit.

Ashtu siç edhe u angazhuan para një muaji në Shqipëri – pas tërmetit shkatërrues që e goditi vendin fqinj.

Dy qentë e ushtrisë së Kosovës kërkuan dhe identifikuan trupat e njerëzve që kishin mbetur nën rrënoja.

Të njëjtit kanë gjetur 13 trupa për gjatë gjithë operacionit që zgjati disa ditë dhe ku pjesëmarrës kishte edhe qen të skuadrave nga Greqia, Italia dhe vendet tjera.

Qentë e Forcë së Sigurisë së Kosovës kanë lokalizuar trupat në Thumanë dhe Durrës.

Për krejt këtë operacion ka folur Kujtim Krasniqi që e rriti dhe ushtroi këtë qen.

“Operacioni ka shku mirë deri se kena pas stafin komandues tonë. Na kena marrë urdhëra prej stafit komnadues – kanë gjet vitima”.

“Në operacion kanë marrë pjesë dy qenë Sadaku edhe Alli.

Për krejt këtë punë, dy qentë tashmë të shpallur hero –  janë shpërblyer edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sadak dhe Alli që shkojnë shumë mirë së bashku, kanë marrë pjesë edhe në plot operacione të tjera.

Me dy qentë e FSK-së tashmë janë lidhur edhe të gjithë shqiptarët. Sadak dhe Alli i bën të gjithë për vete, duke qenë kështu heronjtë e secilit jo vetëm për 2019-ën, por gjithmonë.