Të fortit e gjyqësorit qe po e kapin sistemin nga brenda

“Drejtësia në rrjetin e mergimangës”, është dokumentari i InDoks, me autor Visar Duriqi, që kishte hulumtuar punësimet familjare të gjykatësve dhe prokurorëve kosovarë. Nepotizëm, problem me ligjin, mbulueshmëria e rasteve nga prindërit e tyre dhe pasuri kogja të madhe, janë gjetjen që InDoks, kishte zbuluar për krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Një dokumentar prej 50 minutësh, i cili shpalos një sistem të drejtësisë, i cili len fortë për dëshiruar dhe pamundësitë e vogla që të arrihet përmisimi i tij.

Të fortit e gjyqësorit qe po e kapin sistemin nga brenda

Besniku, një djalë sherraxhi nga Peja kishte rrahur dy djem të tjerë në shkollën e Mesme “Bedri Pejani” në atë qytet. I tha policisë se ia ngacmuan motrën. Hyri si gangster në shkollë dhe e rrahu Pajtim Hasanajan e Granit Dinajn. Në bandë e kishte Liridon Nikqin e Leotrim Lulajn.

Por, Besniku ia kishte hedhur “paq” këtij incidenti, sepse ai është i biri i Kryetarit të Gjykatës së Apeltit, Hasan Shala.

E për ironi të fatit, tash edhe vetë Besniku është bërë gjykatës.

InDoks ka siguruar dokumentet kur Prokuroria pejane Sahide Gashi madje nuk kishte lejuar as që të niseshin procedura kundër djalit të Gjykatësit Shala. Në atë kohë, kur ndodhi ky krim, babai i Besnikut ishte Gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Ai nuk është përgjigjur nëpyetjet e Indoks, dhe ndjetë ka vepruar edhe Prokuroria Gashi që kishte premtuar se do të sqaronte rrethanat në të cilat e la jashtë procedurave penale të birin e gjykatësit.

Hulumtimi i InDoks, kishte gjetur se një rrjet merimangës shumë i komplikuar i lidhjeve familjare ekziston në Prizren.

Kjo merimangë e nepotizmit në sistemin e drejtësisë në Prizren, fillon që nga kryetari i Gjykatës Themelore të kësaj komune.

InDoks, kishte zbuluar se kushëriri i kryegjyqtarit të Prizrenit, ishte punësuar pikërisht në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Po ashtu edhe Lulzim Hoxha, ishte emëruar si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, i cili është djali i vëllait të Ymer Hoxhës.

Për punësimet familjare në sistem të drejtësisë, ka një bashkëpunim në mes krerëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe Prokurorirsë Themelore të kësaj komune.

Ymer Hoxha si kryetar i Gjykatës Themelore të Prizrenit, bashkëpunon mirë në këso situatash me shefin e Prokurorëve të Prizrenit, Admir Shala.

Gruaja e Admir Shalës, është zyrtare ligjore në Gjykatën Themelore të Prizrenit, e drejtuar nga Ymer Hoxha, derisa në Prokurorinë që e drejton Shala punojnë Lulzim Hoxha dhe një mbesë e Ymer Hoxhës.

Nga hulumtimi tek sistemi gjyqësor në Prizren, InDoks, kishte kaluar në atë të Gjilanit.

Aty është zbuluar që djali i kryeprokurorit të Gjilanit,

E në Gjilan sistemi i drejtësisë ka edhe lidhje të tjera. Kështu Veli Kryeziu, që është gjykatës aty brenda gjykatës, ka në administratë të punësuar po ashtu edhe bashkëshorten.

Edhe prokurori gjilanas Isuf Sadiku e ka të punësuar në administratë një familjarë të afërm, derisa po në administra të punon Shkelzen Hasani, djali i vëllait te Fejzullah Hasani, profesor dhe ish kryetar i Gjykates Supreme.

Një rrjet i tillë i punësimeve familjare kishte ndodhur edhe në shumicën e Gjykatave Themelore të Kosovës.

InDoks, kishte hulumtuar të gjitha, dhe kishte zbuluar që, Bashkim Hyseni, i cili drejton Gjykatëse Themelore të Ferizajt, e ka gruan, Mimoza Syla Hyseni prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinë.

Bashkim Hyseni që drejton Gjykatëse Themelore të Ferizajt, e ka gruan, Mimoza Syla Hyseni prokurore në Prokurorinë Themelore të Prshtinë. Hyseni ka deklaruar pasuri në vlerë totale mbi 130 mijë eurosh.

Njëjtë ishte vepruar edhe ne Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku Nehat Idrizi që drejton këtë Këshill, e ka djalin praktikant në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Vëllai i Bashkimit, Besim Hyseni është hetues policor në krime ekonomike, derisa motra zyrtare Policore.

Disa pozita në gjykata, si ato administrative duken të parëndësishme, por siç ishte raportuar Insajderi më herët ato mund të ndikojnë direkt në raste gjyqësore.

Kështu, Ajna Gashi, administratore e Gjykatës Supreme të Kosovës ka punësuar djalin motrës së saj, Hasan Memajn IT në Gjykatën Supreme. Ai është kushëri i gjyqtares Mejreme Mema e cila pritët që nga Gjykata e Apelit të vije në atë Supreme.

Por, Insajderi kishte raportuar se në rastin e djalit të saj, që doli të ishte po ashtu i biri i ish-ministrit të punëve tëbrendshme, Bejtush Gashi për më shumë se gjashtë vjet nuk ishte prekur një aktakuzë kundër Besianit, djalit të tyre.

Ai me katër personave tjerë, që akuzoheshin për vjedhje, mashtrim dhe keqpërdorim i kartelave bankare.

Pak muaj para afatit të parashkrimit lënda i ishte ndarë gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Agim Kuçi që morri vendim që aktakuzën ta refuzonte për shkak të parashkrimit.

Nëna e tij Ajna Gashi, e cila është administratore në Gjykatën Supreme, e kishte mohuar të ketë ndikuar që lënda kundër djalit të saj të parashkruhet. Dhe ish-ministri Gashi nuk kishte folur për këtë rast.

Gjyqtarja e Apelit, Hava Haliti, që ka deklaruar se ka një pasuri afro 90 mijë euro ka punësuar në Prokurori nipin e një mbesë. Kurse, Shukri Sulejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës që ka deklaruar një pasuri mbi 250 mijë euro, e ka grua Fikrije Sylejmanin, Prokurore në Mitrovicë.

Hysen Gashi – gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, e ka të punësuar po ashtu në Prokurori tëbirin, Enisin, që është po ashtu prokuror.

Gyltene Sylejmani, një gjykatëse tjetër e ka vajzë Rezarta Sylejmani Vocën, kjo e fundit është zgjedhur së fundmi gjyqtare.

Enver Peci, ish-kryetar i KGJK-së dhe kryetar i Supremes, e ka djalin prokuror në Mitrovicë. Shpëtim Pecin.

Përvec zbulimit të punësimeve familjare, InDoks, kishte sjellur në dokumentar edhe pasurinë e tyre, e cila kapte shifra koxha të larta.

Pasuria e Hasan Shalës, e deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit është e shumës mbi  580 mijë euro. Ymer Hoxha ka deklaruar pasuri në shumë totale prej 592 mijë eurosh

Fidan Hoxha Ai ka deklaruar se ka një pasuri sprej 3 milionë e 830 mijë euro, vetëm në patundshmëri. Admir Shala 180 mijë euro. Artan Serjani prej 379 mijë e 300 eurosh.

Pasuria e Hysen Gashit, e deklaruar në AKK, arrinë në 215 mijë e 188 euro, por, Gashi ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi dhe tokë në sipërfaqe prej 3 hektarë e gjysmë, vlerën e së cilave ua ka deklaruar zero.

Për të gjitha këto InDoks, kishte intervistuar njerëz që janë njohës të mirë të sistemit të drejtësisë, dhe ish-mbikqyrës të pasurisë së zyrtarëve kosovarë.

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, teksa ka folur për InDoks, ka thënë se sistemi i drejtësisë, është dashur që të jetë ndalues i nepotizmit në Kosovë, por që e pranon që edhe ky sistem është i zhytur në këso gjërash.

“Fatkeqësisht neopotizimi  nuk po mbetet  jashtë. Është sistemi  që është dashur që shtylle të sundimit të ligjit në Kosovë. Kemi të bëjmë neopitizmi jo vetëm ne gjykata dhe prokuroi por në tërë vendin që kjo e keqe fatkëqisht nuk është sanksionu penalisht, por kjo lidhet me etiken, moralin dhe integritetin dhe kjo ka të bëjmë me vlera morale të udheheqëve të institucioneve të vendit.

Preteni këtë punësim të të afërmeve të njerëzve të sistemit të drejtësis në po këtë sitëm e sheh jo veç si punë rroge. Por edhe më errët- si favor për favore të më vonshme.

 “Gjithsesi po, kjo nuk është vetëm për të arritur për në punësim por të jesh i punësuar në Kosove të jesh i ri i përgatitur në këtë profesion dhe të kesh punë është privilegj, porn ë anën tjetër gjithcka paguhet, edhe nëse e punëson dikënd në një institucion prej të cilit do të mvareni, llogaritni që asgjë falë nuk shkon. Këta i punësojnë njëri-tjetrit, ti ma punëson mua djalin, unë ty vajzën në institucion ku unë e drejtoj dhe pastaj ajo rrjedh me favore, të cilat krijohen. Ky është korrupsion i pastër. Sepse nuk është korrupsioni vetëm me e shkel ligjin, por edhe kjo formë e të punësuar me favore është korrupsion”, ka thënë Preteni.

Edhe Betim Musliu, një gazetar me përvojë të gjatë në raportim prej drejtësisë thotë se e ka vërejtur këtë fenomen që një kohë të gjatë.

 “Në bazë të monitorimit sistematik që në bëjmë në sistemin e drejtësisë por edhe për shkak të një përvojë të gjatë që kam raportuar dhe monitoruar prej  sistemit të drejtësisë, konsideroj që fenomeni i lidhjeve familjare në sistemin e drejtësisë është jashtëzakonisht shqetësues.

Sot për sot, nuk ka konkurs në të cilin nuk ka të afërm të familjarëve që janë në krye të institucioneve e që nuk janë të lidhur me kryeprokurorë dhe me gjyqtarë e me prokurorë të ndryshëm”, ka thënë Musliu.

Musliu, madje ka folur edhe për efekte konkrete të këtij sistemi të drejtësisë të rrasur në korrupsion e nepotizëm, e që ka çuar tek dështimi i luftës kundër korrupsionit.

“Fatkeqësisht ajo që ne kemi konstatuar është se në sistemin e drejtësisë në vend, në vend që gjyqtari të jetë arbitër, prokurori të jetë organi i cili e bënë hetimin dhe policia një mekanizëm në shërbim të Prokurorisë dhe Gjykatës, në praktikë është e kundërta.

Policia është ajo që praktikisht dhe joformalisht në bazë të ligjit e udhëheq cdo hetim dhe vendos hetimin e provave sipas interesave të caktuara apo agjendave, të cilat caktohen nga politika apo nga grupet e ndryshme të interest. Kjo lidhje mes Policisë dhe grupeve të interest, sidomos në sektorin ekonomik mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, është ajo që po e sjell një dështim në ndjekje sidomos të korrupsionit të nivelit të lartë. Në vitin 2018, nuk e kemi vetëm një rast që është profil i lartë dhe që është i dënuar me aktgjykim për vepër penale”, ka thënë Musliu.

Avokati me famë, i cili ka mbrojtur të akuzuar me profil të lartë, Arianit Koci, teksa ka folur për dokumentarin e InDoks: “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, e sheh fenomenin e lidhjeve familjare në sistemin e drejtësisë prej një pozite më të relaksuar. Por, prapë e lidhë këtë fenomen me mundësi korrupsioni.

“Më një shoqëri stabile duhet me inkuraju traditën familjare në profesion. Nëse ëhstë baba edhe gjyshi mjek natyrisht që potenciale që edhe pasardhësi me dal profesionist i mirë.

Rritet me një amabent të mire kur bëhen biseda profesioanle, por me një shoqëri si tonën me një shoqëri koosvare këtu lë shumë për të dëshiruar për vajin tim se shumë student kosovarë janë më nota të larta me 9.5 janë jurist dobët shumë, kështu konkretikisht nuk mundem të japë një pëergjigje të saktë por mundem të ketë elemente të ndonjë pasqartësisë apo elemente korruptive”, ka thënë Koci.

Por, avokati Koci e pranon që përkundër trashëgëmisë familjare në profesion, fakti që është gjyqtar apo prokuror, domosdoshmërisht nuk nënkupton që fëmijët e tyre të jënë gjithsesi të punësuar në vende ku ata punojnë.

“Fakti që babai është gjyqtar apo prokuror nuk është e domosdoshme që e meritojnë fëmijët e tyre të punojnë aty”, ka thënë Koci.

InDoks, përkundër lidhjeve familjare të Gjyqtarëve në Kosovë, ka zbuluar edhe rrjetin e merimangës së punësimeve familjareve të prokurorëve, kryeprokurorëve dhe kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Hulumtimi i InDoks, ka gjetur dëshmi për një sistem të drejtësisë, i cili lënë shumë për të dëshiruar, e aq më keq, që ai sistem nuk do të mund të këndellet për shkak të nepotizmit dhe familjarizmit që është duke u zhvilluar me të madhe aty.

 

Këtu mund ta shikoni dokumentarin e plotë të InDoks, me titull: “Drejtësia në sistemin e merimangës”, me autor Visar Duriqi.