Thaçi konfirmon raportimin e Insajderit: U kërcënova nga ISIS-i

Hashim Thaçi, ministër i Punëve të Jashtme, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve (AFP) ka konfirmuar artikullin e publikuar të hënën nga gazeta online Insajderi.com.

Thaçi konfirmon raportimin e Insajderit: U kërcënova nga ISIS-i

(Artikulli i plotë i AFP-së)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar kërcënime me vdekje nga lideri i Shtetit Islamik për shkak të kundërshtimit të tij ndaj grupit ekstremist.

“Ka qenë një kërcënim me vdekje për mua dhe për familjen time”, ka thënë Thaçi për AFP-në në një intervistë të Mërkurën.

Insajderi.com këtë javë ka raportuar mbi detajet e një letre drejtuar atëherë kryeministrit të Kosovës, Thaçit, në fund të vitit 2014, e cila supozohet të ishte nënshkruar nga lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, duke e ftuar atë që ta braktis lidhjen e Kosovës me Perëndimin ose të përballet me “hakmarrje të madhe”.

Thaçi, i cili është kandidat për president të Kosovës me shumicë myslimane, këtë vit ka konfirmuar që ka marrë një letër kërcënuese nga Baghdadi, duke thënë “Nuk do të hedh hap prapa apo të tërhiqem nga çfarëdo kërcënimi” në luftën kundër fundamentalizmit islam.

Rreth 300 prej 1.8 milionë banorëve të Kosovës u janë bashkëngjitur frontit të xhihadistëve në Irak dhe Siri në vitet e fundit – duke u bërë kështu vendi me mesataren më të lartë se çdo vend tjetër i Evropës.

Por tash janë më pak se shtatëdhjetë të cilët po luftojnë ende,sipas Qeverisë së Kosovës.

Organet policore në Kosovë kanë bërë arrestime të profilit të lartë të rekrutuesve dhe pjesëtarëve të ISIS-it të cilët janë kthyer në vendlindje.

Po ashtu shteti ka forcuar legjislacionin kundër pjesëmarrjës në luftëra jashtë vendit.

Në vizitën e kaluar në Prishtinë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte thënë se Kosova “është bërë një shembull i fuqishëm” për rajonin por ka shtuar “Është e qartë që shumë më shumë duhet të bëhet”.

Thaçi u bë i rëndësishëm si lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së, një grup gueril shqiptarë pro pavarësisë, gjatë luftës së viteve 1998-1999 kundër Sllobodan Millosheviqit dhe forcave serbe.

Ushtria e Millosheviqit u tërhoq nga provinca jugore pas bombardimit 11 javor të NATO-s, dhe në vitin 2008 ishte Thaçi ai që deklaroi pavarësimin e Kosovës nga Beogradi.

Më shumë se 100 shtete e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, por jo Serbia apo aleati i saj i madh Rusia.

Imazhi i Thaçit ishte njollosur në vitin 2011 nga një raport i Këshillit Evropian i cili kishte supozuar se ai ka prirë në rrjetin e krimit të organizuar dhe pas luftës është  përfshirjë në vrasje, trafikim me qenie njerëzore dhe të drogës. Ai i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Një Gjykatë Speciale e mbështetur nga BE-ja e cila do të trajtojë krimet e luftës nga UÇK-ja pritet të hapet këtë vit në Hagë.

“Jeta ime ishte e kërcënuar nga Millosheviqi. Tash edhe nga ISIS-i. Me të njëjtit aleatë që e fitova luftën kundër Millosheviqit, unë do të fitojë edhe luftën kundër ISIS-it”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës për siguri në Germia Hill në Prishtinë. 47 vjeçari, Thaçi, ka thënë se Kosova “identifikohet me vlerat Euro-Atlantike”.

Udhëheqësi i ISIS-it – letër Hashim Thaçit