Tifozi i famshëm shqiptar që mori vëmendje për WC-të publike dhe pankartën në stadium

Reportazh: Kush është ferizajasi që mori vëmendje nga mediet shqiptare dhe ndërkombëtare për deklaratat e tij famoze? Pse doli me pankartë në stadium? Çfarë mesazhi përçoi ai që e bëri gjithë botën të shkruajnë për të? Pse u shokua ai kur e pyetën për WC-të publike? Si reagojnë njerëzit kur e shohin tash Kristian Gashin në rrugë? Për këto dhe shumë detaje, ndiqni storjen e plotë.

Tifozi i famshëm shqiptar që mori vëmendje për WC-të publike dhe pankartën në stadium

Nuk ia kishte marrë mendja që do flitej për të. Nuk besonte që mesazhi i tij do përçohej aq larg.

Ai shpesh mori vëmendje për deklaratat e tij të fuqishme. Nganjëherë edhe qesharake.

Kristian Gashi nga komuna e Ferizajt i bëri mediet shqiptare e ndërkombëtare të shkruajnë për të.

Falë jush, ne tani luajmë kundër juve. Përherë të jemi falënderues, Anglia jonë e dashur”, ishte mesazhi famoz i tij në ndeshjen e kombëtares kosovare me atë angleze.

Ai për Gazetën Insajderi, ka rrëfyer momentin nga fillimi i nismës së tillë, deri tek publikimi i saj.

Kristiani tash e një kohë jeton në Austri.Ikjen drejt këtij shteti e kishte bërë në kërkim të një jete më mirë. Ai ka rrëfyer edhe për mënyren e marrjes së vëmendjes. Kristiani nuk ia kishte idenë që mesazhi do bëhej viral.

E për reagimin e masës thotë se nuk ishte i gatshëm. Për Insajderin, Gashi ka rrëfyer si është pritur gjesti dhe mënyra e absorbimit të tij brenda pak rreshtave.

Por emir i Krristian Gashit është i njohur edhe për diçka tjetër. Mediet kishin shkruar kohë më parë për një “veprim” tjetër të pazakontë. Ai thuhej se e kishte ndryshuar identitetin vetëm për të hyrë në stadiumin çek, në ndeshjes Çeki-Kosovë.

Ai beson shumë se Kosova do e kalojë fazën e play-off.

E përpos futbollit dhe “gardianit” dardanas, Kristian Gashi, vite më parë, kishte dalur në medie duke u bërë personazhi më komik i mediumeve shqiptare.

Pothuajse të gjithë e kemi parë prononcimin e tij në vitin 2009, ku ishte pyetur për toaletet publike. Reagimi i tij epik, kishte marrë dhenë. Qindra herë, ishte publikuar në mediume e rrjete sociale.

Ai ka rrëfyer për Insajderin edhe reagimin e njerëzve kur e hasin në rrugë.

Për Kristian Gashin, veprimi i tij para kamerës vite më parë, është shumë normal dhe se nuk është fare pishman për një veprim të tillë.